• Tirane, ofrohet vend pune elektricist

RATECH shpk, është një kompani e cila operon në fushën e instalimit, integrimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve të sigurisë, sistemeve elektrike dhe sistemeve IT.

Në kuadër të zgjerimit të kompanisë, po kërkojmë 1(një) person për pozicionin e mëposhtëm:

Pozicioni: Elektriçist
Vendndodhja: Tiranë

Posti i punës përfshin përgjegjësitë e mëposhtme por edhe detyra të tjera që mund të caktohen nga Administratori, Drejtuesi teknik ose Menaxheri i projektit në përputhje me rregullat e punës në fuqi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Instalimi i pajisjeve elektrike dhe sistemeve të sigurisë;
  • Riparimi dhe zëvendësimi i paisjeve sipas nevojës;
  • Njohja dhe zbatimi i skemave të fuqisë dhe komandimit si dhe projektet elektrike.
  • Siguron që punimet të kryhen në cilësinë e duhur dhe sipas standarteve të kompanisë;
  • Jep alternativa, zgjedhje optimale për të zgjidhur problemet gjatë zbatimit;
  • Aftësi për të kryer detyrën në mënyrë profesionale brenda Etikës dhe Termave të Përgjithshëm të Punës.

Aftësitë dhe Kualifikimet:
  • Të ketë përvojë të mëparshme pune me sistemet elektrike ose me sistemet e sigurisë;
  • Te njohë dhe të përdorë mirë veglat e punës që përdoren gjatë instalimeve;
  • Arsimi i mesëm ose i lartë teknik/elektrik perben avantazh dhe do të merret parasysh në pagën e kandidatit.


Shënime:
Ne ofrojmë paga konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet e kandidatëve, si edhe trajnim të vazhdueshem për sistemet dhe markat tona.


Për të aplikuar në këtë pozicion pune, kontakto në numrin:+355697069754 ose dërgo CV-në me email: legal@rm-group.al.

Shoqëria Ratech shpk përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 Për mbrojtjen e të dhënave personale” si dhe në Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top