Tirane, ofrohet vend pune Ekonomiste
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Ekonomistja është përgjegjëse për administrimin dhe përpunimin e të dhënave financiare të kompanisë, duke siguruar saktësinë e tyre, përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi dhe raportimin korrekt financiar.
Të interesuarit të dergojne CV-në e tyre në kontaktin e mëposhtëm:
Cel. : +355 69 704 6400
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Regjistron me saktësi të gjitha faturat e shitjes dhe të blerjes në sistemin e kontabilitetit dhe të magazinës.
- Administron dhe regjistron të gjitha operacionet e magazinës, duke siguruar rakordimin e duhur të lëvizjeve të mallrave.
- Kontrollon dhe verifikon saktësinë dhe plotësinë e të gjithë dokumentacionit të magazinës (hyrje dhe dalje mallrash), si dhe dokumenteve shoqëruese (fatura, fletëdorëzime, kërkesa për materiale, etj.), si nga ana dokumentare ashtu edhe nga ajo transaksionale.
- Regjistron në mënyrë kronologjike dokumentacionin e magazinës në regjistrat e hyrjeve dhe daljeve të mallrave.
- Mban evidencën e inventarit të magazinës dhe kryen rakordime mujore me përgjegjësin e magazinës dhe inventarin financiar, të konfirmuara me nënshkrime zyrtare.
- Kryen detyra të tjera të ngjashme sipas kërkesës, duke garantuar saktësi, përputhshmëri me procedurat dhe efikasitet operacional.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Diplomë universitare në Financë, Ekonomi ose një fushë të ngjashme.
- Përvojë në përdorimin e programeve financiare/kontabël (preferohet Financa 5).
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Microsoft Excel.
Të interesuarit të dergojne CV-në e tyre në kontaktin e mëposhtëm:
Cel. : +355 69 704 6400