Tirane, ofrohet vend pune Ekonomiste në Magazinë Qendrore
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Supermarketi BioJu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit. Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershën në biznes.
Aktualisht kompania po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin Ekonomiste në Magazinë Qendrore.
Përgjegjësitë e pozicionit:
- Realizimi i flete-hyrjeve dhe flete-daljeve ne Magazine ;
- Hyrje-daljet dhe transfertat nga magazina drejt njesive te shitjes ;
- Pergatitja e Raporteve Periodike Financiare sipas udhezimeve te pergjegjesit te Finances ;
- Mbajtja e arkes së kompanisë dhe raportimi periodik mbi gjendjen në arkë ;
- Mbajtja e marredhenieve dhe rakordimi me klientet, furnitoret ;
- Mbajtja e kartelave te debitoreve dhe kreditoreve dhe te cdo llogarie kontabile ;
- Menaxhimi i arketimeve dhe pagesave nepermjet sistemit bankar dhe arkës ;
- Arkëtimet, pagesat dhe mbajtja e gjendjes ditore ;
- Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori përkatës.
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
- Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;
- Eksperiencat e punës: Minimum 2 vjet pervoje pune ne pozicion të ngjashëm;
- Kualifikime të tjera:
- Njohuri të sistemit Financa 5;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale);
- Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
- Metodik dhe i organizuar;
- Ndershmëri dhe integritet;
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B] brenda datës 30.11.2023.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Apply