• Tirane, ofrohet vend pune Ekonomist/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Yzberisht | Misto Mame
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Vanto Home shpk është një prej kompanive lider dhe përfaqësues zyrtar i disa markave premium të elektroshtëpiake në Shqipëri dhe është në kërkim të një individi të talentuar dhe ambicizioz për pozicionin e “Ekonomist/e”. Ofrohen kushte shume te mira pune, nje ambjent komod dhe dashamires.


Detyrat dhe pergjegjesite:
· Përgjegjëse për regjistrimin e faturave të shitjes, exporteve, etj. në Programin Financiar;
· Përditëson sistemet e brendshme me të dhëna financiare;
· Regjistrimi i veprimtarive të magazinës, rakordimi në lidhje me lëvizjet e artikujve, materialeve dhe inventarit;
· Regjistron depozitat dhe pagesat bankare;
· Ndjek dhe monitoron marrëdhenien me klientet dhe furnitorët e kompanisë dhe kryen rakordimet në mënyrë periodike;
· Përgatit në mënyrë periodike raportet financiare për kompaninë

Kualifikimet
• I diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në degët Financë/Kontabilitet dhe Menaxhim Biznesi.
• Njohuri të gjuhës Angleze (Avantazh)
• Të ketë njohuri bazë të programeve të fushës (Alpha Web)
• Të ketë njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
• Eksperienca e mëparshme e punës mbi 2 vite.
· Të jetë i/e aftë për të menaxhuar proceset ditore të punës dhe për të punuar në mënyrë të pavarur në mbikëqyrje minimale.
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi për zgjidhjen e problematikave.
· Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.
· Të ketë aftësi shumë të mira për të punuar në grup.


Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre brenda datës 30 Qershor 2022 në adresën e e-mail: info@vanto.al


Cel. : 0676000058
 


Apply WhatsApp
Back
Top