Tirane, ofrohet vend pune Ekonomist/e
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Pozicioni: Ekonomist/e
Përgjegjësitë kryesore:- Menaxhon dhe regjistron të gjitha veprimet financiare të kantinës.
- Harton dhe kontrollon pasqyrat financiare mujore dhe vjetore.
- Administron proceset e lidhura me akcizën, deklarimet dhe raportimet pranë institucioneve përkatëse.
- Ndjek dhe monitoron kostot e prodhimit (lëndë e parë, ambalazh, magazinë, etj.).
- Menaxhon dhe rakordon llogaritë bankare, pagesat dhe arkëtimet.
- Përgatit dhe dorëzon deklarimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.
- Administron procesin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për stafin.
- Bashkëpunon me departamentin e prodhimit dhe shitjes për analizë financiare dhe kontroll buxheti.
- Koordinon auditimet e brendshme dhe të jashtme.
- Mban dokumentacionin financiar të organizuar dhe konform ligjit.
- Diplomë e lartë në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
- Eksperiencë e mëparshme (preferohet në sektorin e prodhimit ose industrisë së pijeve).
- Njohuri shumë të mira në programe financiare/kontabiliteti (p.sh. Financa 5, Alpha, Bilanc ose të ngjashme).
- Njohuri të plota mbi legjislacionin e akcizës dhe procedurat doganore (përbën avantazh i fortë).
- Njohuri mbi kostifikimin e prodhimit.
- Aftësi të mira analitike dhe organizative.
- Saktësi, përgjegjshmëri dhe konfidencialitet i lartë.
- Ambient pune profesional në një kantinë vere me reputacion.
- Pagesë konkurruese.
- Mundësi zhvillimi profesional.
- Stabilitet dhe kontratë sipas legjislacionit në fuqi.
Cel. : +355 69 701 7079
Apply WhatsApp