• Tirane, ofrohet vend pune Ekonomist/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
  2. Hybrid working = zyre + remote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania po kërkon një Ekonomist/e për klientin e saj, një nga furnizuesit më të mëdhenj të aviacionit.

Përgjegjësitë kryesore:

• Përgatitja në mënyrë periodike e raporteve financiare;
• Rakordimi periodik mes kontabilitetit dhe tatimeve;
• Rakordimi në sisteme i shitjeve ditore dhe lëshimi i faturave;
• Mbajtja e marrëdhënieve me bankat dhe kryerja e transaksioneve bankare;
• Realizimi i deklarimeve tatimore në afatet e caktuara;
• Ndjekja e proçedurave doganore dhe të rimbursimit të TVSH-së;
• Kryerja e detyrave të lidhura me kontrollin tatimor.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë, preferohet në degën Financë- Kontabilitet;
3- 5 vite eksperiencë pune e mëparshme;
• Të ketë njohuri shumë të mira të MS Office dhe të ketë punuar me programe kontabiliteti (Financa 5, Alpha, SAP, etj.);
• Të ketë aftësi të forta teknike në kontroll financiar dhe raportim;
• Të jetë i/e aftë të punojë në volum të lartë pune;
Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.

Benefitet:

• Rishikim vjetor page bazuar në performancë;
• Kompensim ushqimor;
• Siguracion Shëndetësor Privat;
• Fond Pensioni Privat;
• Mundësi për bonus vjetor në varësi të perfomancës individuale dhe asaj të biznesit;
• Të punuarit Hybrid;
• Parking falas.

Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top