Tirane, ofrohet vend pune DREJTUES TEKNIK
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.
Pozicioni: Drejtues Teknik
Kontrata: Pa afat
Vendndodhja: Tirane, Shqiperi.
Permbledhje: Po kerkojme nje Drejtues Teknik per nje kompani lider ne treg, pjese nje Grupi me nje eksperiencë 20 vjeçare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi në distribucionin e produkteve veterinare, mjedisore, bujqësore, humane, ushqimore dhe paisjeve dhe realizimin e sherbimeve DDD. Drejtuesi Teknik do te jete pergjegjes per menaxhimin e te gjitha hallkave dhe procesve te sherbimeve DDD (dezinfektim, dezinsektim, deratizim) drejtuar Institucioneve publike dhe private.
Detyrat dhe pergjegjesite:
• Ndjekja e sherbimeve nga operatoret dhe menaxhimi e zgjidhja e ceshtjeve me klientet.
• Ndertimi i programit mujor te sherbimeve ne bashkepunim me Drejtuesin Operacional.
• Mbikeqyrja e operatoreve ne kuader te cilesise se sherbimit te ofruar nga kompania dhe monitorimin e procedurave mbi perdorimin e medikamenteve.
• Ndjekja e marredhenieve me klientet mbi periodicitetin e sherbimeve, orarin e kryerjes se sherbimit, dhe trajtimin e zgjidhjen e problematikave te caktuara.
• Hartimin e Raporteve javore dhe mujore per klientet institucionale.
• Bashkepunon me Departamentin Juridik per pjesemarrjen e Kompanise ne Tendera publike apo privat, ne ndertimin dhe pergatitjen e DST-teknike te medikamenteve sipas kerkesave te tenderave
• Pergjegjes per regjistrimin e medikamenteve mjekesore veterinare dhe hartimin e dokumentacionit perkates per secilin medikament sipas legjislacionit ne fuqi.
• Pergatit raporte javore dhe mujore mbi statusihn dhe progresin e projekteve te caktuara.
Edukimi:
• Diplome Universitare ne nje nga profilet: Inxhinier Kimist, Agronom dhe Specialist te Shendetit Publik. Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar ne kurse profesionale.
Eksperienca e Punes dhe Aftesite Kryesore:
• Të ketë njohje të shkëlqyera të procedurave te dezinfektimit, dezinsektimit, deratizimit;
• Të ketë njohje të shkëlqyera te rregulloreve dhe direktivave te Shtetit Shqiptar për ruajtjen e higjenës publike;
• Të ketë njohje të shkëlqyera mbi metodat standarte Europiane të HACCP-së dhe OBSH-së;
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Ndjenjë Përgjegjësie;
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
• Pajisje me patente të vlefshme drejtimi;
• Aftesi shume te mira te gjuhes angleze ne komunikimin verbal dhe ate te shkruar;
Kushtet e punës: Kompania ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe bonus mbi page sipas performances dhe rezultatit.
Procedure Aplikimi:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dergoni CV tuaj dhe certifikatat apo licensat profesionale, brenda dates 02.05.2022 ne adresen e emailit: recruitment@profesionisti.al
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen nga Agjensia.
Apply WhatsApp