• Tirane, ofrohet vend pune Drejtues ekzekutiv

1
Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor | Team Leader
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Sekretari i Përgjithshëm në zbatim Nenit 29 dhe 30 të Statutit të FSHB-së është drejtuesi ekzekutiv i FSHB-së.
Sekretari i Përgjithshëm:
  • Të jetë shtetas/e shqiptar/e me banim në Shqipëri
  • Të ketë Arsim të Lartë preferohet Arsim i Larte Sportiv dhe të jetë njohës shumë i mire i basketbollit.
  • Preferohet mosha 30 - 45 vjeç.
  • Të mos jetë i dënuar nga organet e drejtësisë shqiptare apo të huaj.
  • Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze.
  • Të ketë kualifikime kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Të jetë i përkushtuar në punë dhe ndjekë dinamikën e aktiviteteve Basketbollit.
  • Të jetë motivues dhe gjithëpërfshirës.
  • Koordinojë dhe zhvillojë strategji veprimi të cilat i paraqet për miratim në Bordin drejtues të FSHB-së.
  • Identifikojë problematikat zhvillimore të basketbollit në nivel kombëtar dhe rajonal ndërton programe zhvillimi dhe i miraton ne bordin drejtues.
  • Hartojë programin e aktiviteteve basketbollistike në të gjithë territorin e Shqipërisë në të gjitha nivelet dhe e miraton në Bordin drejtues.
  • Të thërrasë mbledhjet e Bordit drejtues jo më pak se një në dy muaj dhe i raporton atij për problematikat e FSHB-së dhe kërkon miratim vendimesh udhezime e rregulla sipas nevojave që lindin në Federatë.
  • Miratojë planin mujor të punës të drejtorëve sipas detyrave përkatëse dhe organizon takime ne Shoqata nëpër rrethe për problematikat që kanë.
  • Organizojë dhe drejtojë me miratim në Bordin drejtues kurset e kualifikimit të gjygjtarëve, trajnerëve dhe programeve të mareketingut.
  • Organizojë, përfaqësojë dhe koordinojë, takime, konferenca, udhëtime si titullar i FSHB dhe I miraton ato tek Presidenti .
  • Marrë pjesë në takime kombëtare dhe ndërkombëtare me miratimin nga Presidenti.
  • Marrë masa të ekzekutojë me përpikmëri të gjitha vendimet e marra nga KD-ja e FSHB-së dhe informon në çdo mbledhje për realizimin e detyrave të caktuara.
  • Informojë KD-në çdo tre muaj për situatën finaciare dhe problemet në federatë.
  • Informojë presidentin për të gjitha dokumentacionet zyrtare që mbajnë firmën e tij, në adresë të institucioneve bashkëpunëtorëve dhe palëve të treta.
  • Manaxhojë dhe lehtësojë marrdhëniet me përfaqësues të shoqatave anëtare të FSHB-së, institucioneve zyrtare dhe private, ish-kontributorë në fushën e basketbollit, etj.
  • Të ndjekë nga afër punën e komisioneve të krijuara pranë FSHB-së dhe të marrë informacione për punën e tyre dhe problematikat e tyre.
  • Miraton çdo buxhet tek Presidenti dhe përgatit së bashku me finacën pagesat e miratuara.
  • Është firmë e parë në pagesat që bëhen në emër dhe për llogari të federatës.
  • Është në dispozicion të kryejë çfarëdo pune që ngarkon Bordi drejtues në mbarëvajtjen e FSHB-së.
Kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm
Sekretari i Përgjithshëm duhet :
  • Të bëjë pregatitjet për Asamblenë e Përgjithshme dhe për mbledhjet e KD-së, e të organeve të tjera të FSHB-së.
  • Të zbatojë vendimet e Asamblesë dhe KD-së
  • Të organizojë dhe drejtojë të gjithë veprimtarinë e përditshme administrative dhe financiare të FSHB-së.
  • Të merret me organizimin e brendshëm duke hartuar rregulloret përkatëse dhe është përgjegjës për mbarëvajtjen dhe funksionimin e administratës së FSHB-së, si edhe drejtimin e saj.
  • Të mbajë korrespondencën dhe arshivën.
  • Të koordinojë punën e grupeve të punës.
  • Të hartojë kontratat e punës, shërbimeve, partneriteteve etj.
  • Të kontrollojëqë veprimtaria e FSHB-së të jetë në përputhje me statutin .
  • Të vezhgojë zbatimin statutit dhe rregulloreve, nga anëtarët dhe propozon për rastet e shkeljeve të kryera prej tyre, sipas rregullave të përcaktuara në statut.
  • Sekretari i Përgjithshëm, raporton përpara Asamblesë, KD-së dhe Presidentit, sa herë i kërkohet një gjë e tillë.
Lutemi dërgoni CV-të tuaja dhe një letër motivimi në: info.fshb@gmail.com
Ose dorazi në Federata Shqiptare e Basketbollit
Deri në datën: 10.11.2021
 


Apply
Back
Top