Tirane, ofrohet vend pune Drejtues/e i njësisë së Financë - Kontabilitetit
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kontabilitet | Audit
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Inter Trade & Distribution shpk, kerkon te punesoje:
Rreth nesh:
Inter Trade & Distribution është një kompani lider në tregun shqiptar të FMCG, e themeluar në vitin 1992 me seli në Tiranë. Prej mbi 30 vitesh, kompania përfaqëson dhe zhvillon marka të njohura ndërkombëtare përmes ekspertizës në shitje, marketing dhe shpërndarje. Me një rrjet shpërndarjeje kapilar, siguron prani të qëndrueshme në të gjithë Shqipërinë dhe në çdo kanal shitjeje. Portofoli i gjerë dhe partneritetet afatgjata me marka globale reflektojnë besueshmëri, profesionalizëm dhe performancë të lartë. Suksesi i kompanisë mbështetet në staf të kualifikuar, infrastrukturë moderne dhe vizion të qartë drejt rritjes dhe inovacionit.
Roli:
Drejtuesi i njësisë së Financë - Kontabilitetit është përgjegjës për të gjitha fushat që kanë të bëjnë me raportimin financiar dhe fiskal. Ky pozicion do të luajë një rol kyç në menaxhimin financiar të kompanisë duke dhënë inpute të rëndësishme në lidhje me planifikimin, kontrollin dhe raportimin e proçeseve financiare.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Përgjegjës për regjistrimin e çdo veprimi kontabël ne sistem në mënyrë të saktë dhe në respektim të parimeve kontabël;
• Kontrollon gjendjen financiare të të ardhurave dhe shpenzimeve përmes monitorimit, koordinimit, mbledhjes, konsolidimit, dhe vlerësimit të të dhënave financiare;
• Kryen kontrollet e informacionit kontabël në përputhje me parimet e kontabilitetit dhe ligjeve;
• Mban marrëdhëniet financiare me të gjitha palët e treta dhe kujdeset që të gjitha detyrimet të shlyhen në kohë, në respektim të kontratave të nënshkruara;
• Kryen analiza financiare të të dhënave financiare të projekteve ne kompani për të identifikuar trendet, ndryshimet, dhe fushat e përmirësimit;
• Përgatit raporte të veçanta të menaxhimit, përfshirë analizën e buxhetit në krahasim me të realizuarin, shpjegime për ndryshimet dhe përmbledhjen e performancës financiare;
• Menaxhon cash flow të kompanisë si dhe jep propozime efektive në lidhje me nevojat e kompanisë për likuiditet;
• Jep rekomandime për planet afatshkurtra dhe strategjike te kompanisë në menaxhimin financiar duke i dhënë zgjidhje problematikave që hasen gjatë procesit të punës;
• Përgatit dhe raporton Pasqyrat Financiare dhe raporte të veçanta për të gjithë informacionin financiar të kërkuar si dhe mbikqyr punën e departamentit për të siguruar që të gjitha raportimet financiare të jenë hartuar brenda afateve;
Kërkesat e pozicionit:
• Të këtë mbaruar studimet e larta pranë Fakultetit Ekonomik në Degën Financë-Kontabilitet (e preferueshme).
• Të ketë Minimalisht 3-5 vite eksperiencë pune si Drejtues në Departamentin e Finance - Kontabilitetit në kompani private.
• Tëketë njohuri shumë të mira të programeve financiare. (Përbën avantazh njohja e sistemit Microsoft Dynamics Nav/Business Central).
• Të ketë njohuri shumë të mira mbi legjislacionin tatimor (Ligji për tatimin mbi te ardhurat, Ligji për TVSH, Ligji për procedurat tatimore)
• Të ketë aftësi shumë të mira analitike.
• Të ketë aftësi shumë të mira manaxheriale.
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Çfarë ofrojmë ne:
• Paga 150,000 - 170,000 lekë neto (në varësi te ekpseriencës)
• Të punuarit në një mjedis dinamik që ofron zhvillim dhe rritje profesionale.
• Angazhimi ne projekte ambicioze në një nga industritë më të mira.
• Vendndodhja: Autostrada Tiranë – Durrës, Km1, Tiranë
Shënime:
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: aplikime.itd@ibd.com.al
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutes së Republikes së Shqiperisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.
Drejtues/e i njësisë së Financë - Kontabilitetit

Apply