Tirane, ofrohet vend pune Drejtor Shitjesh
- Tirane
Art & Tourism Development Group (ATDG) është në kërkim të një Drejtori Shitjesh të talentuar dhe të përkushtuar për të udhëhequr strategjitë e shitjes dhe zhvillimit të biznesit në industrinë e hotelerisë. Ky rol është thelbësor për rritjen e numrit të rezervimeve, ndërtimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë dhe promovimin e markës sonë si një destinacion i preferuar për pushime dhe biznes.
Detyrat
- Zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të shitjes për të rritur rezervimet në hotel, duke përfshirë segmentet e leisure dhe MICE (Meetings, Incentives, Conferences, Events);
- Krijimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me agjencitë e udhëtimeve, kompanitë dhe klientët individualë (FIT);
- Organizimin e prezantimeve dhe pjesëmarrjen në panaire dhe evente të industrisë për të promovuar shërbimet e hotelit;
- Menaxhimin e buxhetit të shitjes dhe sigurimin e arritjes së objektivave financiare;
- Monitorimin e trendeve të tregut dhe identifikimi i mundësive për zhvillim të mëtejshëm;
- Trajnimi ndhe motivimin e ekipit të shitjeve për të siguruar një performancë të shkëlqyer;
- Hartimin e analizave e raporteve të shitjes për të identifikuar pikat e përmirësimit;
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Menaxhim Hotelerie, Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
- Minimumi 3 vite përvojë në menaxhimin e shitjeve, preferohet në industrinë e hotelerisë;
- Njohuri të avancuara në strategjitë e shitjeve B2B dhe B2C;
- Eksperiencë në menaxhimin e marrëdhënieve me partnerët dhe klientët VIP;
- Njohuri të sistemit të menaxhimit të pronës (PMS) dhe mjeteve CRM;
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe negociata;
- Njohuri të mira të tregut lokal dhe ndërkombëtar të turizmit;
- Aftësi shumë të mira kompjuterike;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për të udhëtuar, sipas nevojës;
Shënime
Përfitimet:- Punë në një mjedis profesional dhe mikpritës;
- Mundësi për zhvillim të karrierës në hotele prestigjioze;
- Pagë konkurruese dhe bonuse bazuar në performance;
- Trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional;
Apply WhatsApp