Tirane, ofrohet vend pune Drejtor i Shitjeve & Operacioneve
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EPPC Albania për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha dhe të konsoliduara në distribucion me një histori suksesi në vend, po kërkon një Drejtor të Shitjeve dhe Operacioneve.
Përgjegjësitë Kryesore:
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun e mëposhtëm: https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Strategji, Planifikim dhe Menaxhimi i Procesit të Shitjes:
- Zhvillon dhe zbaton strategjinë e shitjeve për të arritur qëllimet organizative dhe objektivat e të ardhurave;
- Bashkëpunon me sipërmarrësin për të vendosur objektivat e shitjes, parashikimet dhe buxhetet;
- Përmirëson dhe optimizon proceset e shitjes për të rritur eficensën e ekipit;
- Menaxhon sistemin CRM për të ndjekur aktivitetet e shitjes, ndërveprimet me klientët dhe performancën e shitjes.
- Menaxhimi i prodhimit dhe operacioneve:
- Drejton dhe menaxhon ekipet e shitjeve dhe logjistikës për të siguruar dorëzimin në kohë të produkteve;
- Menaxhon inventarin duke u siguruar të përmbushen kërkesat e shitjes duke minimizuar stokun e tepërt dhe duke ju përgjigjur në kohë nevojës së klientit;
- Lehtëson bashkëpunimin midis strukturave organizative, duke siguruar komunikim dhe koordinim të qetë ndër-departamental si dhe sigurohet që të gjitha politikat dhe procedurat e kompanisë të ndiqen nga stafi në varësi.
- Udhëheqja dhe Zhvillimi i Ekipit
- Udhëheq, mentoron dhe zhvillon ekipin për të arritur performancë të lartë;
- Monitoron treguesit kryesorë të performancës (KPIs) për të siguruar përmbushjen e objektivave operacionalë;
- Kryen sesione trajnimi të rregullta për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e ekipit të shitjes.
- Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët
- Mbikqyr proceset e shërbimit ndaj klientit për të siguruar nivele të larta të kënaqësisë së klientit;
- Zhvillon dhe ruan marrëdhënie të forta me klientët dhe palët e interesuara kryesore;
- Trajton dhe zgjidh çështjet dhe shqetësimet e ngritura nga klientët në kohë.
- Analiza e Performancës dhe Raportimi
- Monitoron dhe analizon të dhënat e performancës së shitjes për të identifikuar fushat për përmirësim;
- Përgatit raporte të rregullta mbi aktivitetet e shitjes, performancën dhe tendencat e tregut;
- Ofron njohuri, informacion nga tregu dhe rekomandime për zhvillim të mëtejshëm të kompanisë.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun e mëposhtëm: https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.