• Tirane, ofrohet vend pune Drejtor i Inspektoriatit të Rrjetit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
  2. Inxhinieri
  3. Inxh. Elektrike | Elektronike
  4. Inxh. Telekomunikacioni
  5. IT | TIK | Informatike Ekonomike
  6. IT Adminsitrim Rrjeti
  7. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Abissnet kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikacionit, duke ofruar shërbime të internetit, telefonisë fikse dhe TV për klientët e saj, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Aktualisht, jemi në procesin e selektimit për pozicionin: Drejtor i Inspektoriatit të Rrjetit.

Drejtori i Inspektoratit të Rrjetit do të menaxhojë operacionet e inspektimit të rrjetit, duke siguruar sigurinë, efikasitetin dhe optimizimin e vazhdueshëm të infrastrukturës. Ky rol përfshin mbikqyrjen e monitorimit të rrjetit, analizën e performancës dhe sigurisë, si dhe udhëheqjen strategjike për parandalimin, zbulimin dhe zgjidhjen e çështjeve të rrjetit. Drejtori do të sigurojë gjithashtu përputhshmërinë me standardet dhe politikat e organizatës, duke optimizuar funksionalitetin për të mbështetur nevojat e biznesit.

Detyrat​

1. Inspektimet e Infrastrukturës Fizike
  • Verifikimi i kabllove me fibra optike, ruterave, switches, qendrave të të dhënave (Data Centers), Pikat e Pranishmërisë (PoPs) dhe sistemeve të backup-it.
  • Vlerësimi i komponentëve fizikë, si në terren ashtu edhe në distancë, për t'u siguruar që ata përmbushin standardet teknike dhe operacionale.
2. Inspektimet e Rrjetit Logjik
  • Rishikimi i konfigurimeve të rrjetit, masat e sigurisë kibernetike, fluksi i trafikut dhe arkitektura logjike.
  • Vlerësimi i performancës së rrjetit, me fokus në vonesat (latency), jitter-in, humbjen e paketave (packet loss) dhe mekanizmat e redundancës.
3. Kontrollet e Pajtueshmërisë
  • Verifikimi i respektimit të kërkesave ligjore, përfshirë rregulloret e GDPR dhe ato të telekomunikacionit, si dhe politikave të brendshme të kompanisë.
4. Proceset Operacionale
  • Vlerësimi i përgjigjes ndaj incidenteve, përputhshmëria me SLA (Service Level Agreements), dhe menaxhimi i rrjedhave të punës në lidhje me shërbimin ndaj klientëve për operacionet e rrjetit.
5. Vlerësimi dhe Zbutja e Rrezikut
  • Identifikimi proaktiv i rreziqeve që mund të ndikojnë në integritetin e rrjetit të kompanisë ose mund të ndihmojnë në ofrimin e shërbimit, dhe aplikimi i masave për minimizimin e këtyre rreziqeve.
6. Menaxhimi:
  • Drejton ekipin e Inspektoratit të Rrjetit, duke ofruar drejtim dhe mbështetje për performancë të lartë dhe zhvillim të vazhdueshëm.
  • Zhvillon dhe zbaton strategji për monitorimin, optimizimin dhe menaxhimin e sigurisë së rrjetit.
  • Bashkëpunon me drejtuesit e lartë dhe departamente të tjera për të lidhur strategjitë e rrjetit me objektivat e biznesit.
  • Mbikëqyr operacionet e përditshme të shërbimeve të inspektimit dhe monitorimit të sigurisë së rrjetit.

Kualifikimet​

  • Diplomë në nivel Bachelor dhe Master në degë si: Teknologji Informacioni, Network Engineering, Inxhinieri Telekomunikacioni, Siguri Kibernetike, Inxhinieri Elektronike ose fusha të ngjashme.
  • Njohuri në protokollet e rrjetit, infrastrukturën, monitorimin e performancës dhe sigurinë.
  • Përvojë me përputhshmërinë dhe standardet rregullatore si GDPR dhe ISO 27001.
  • Aftësi të shkëlqyera drejtuese, menaxhuese, ndërpersonale dhe për të bashkëpunuar me palë të ndryshme të interesuara.
  • Aftësi të forta për zgjidhjen e problemeve dhe për menaxhimin e situatave me presion të lartë.
Kualifikimet e preferuara:
• Certifikata profesionale si CCNA, CISSP, CCNP, CFOT ose ekuivalente.


Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: b.njerezore@abissnet.al ose WhatsApp 0684053463

* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9887 për mbrojtjen e të dhënave personale.
 


Apply WhatsApp
Back
Top