• Tirane, ofrohet vend pune Drejtor Finance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të një kompanie të madhe qe operon ne fushen e ndertimit dhe zhviillimit, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin Drejtor Finance.

Funksionet Bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:

Eshte pergjegjes per te gjitha aspektet e menaxhimit financiar dhe fiskal te operimeve te kompanise. Siguron udheheqje dhe koordinim ne ceshtje planifikim biznesi, ceshtje te kontabilitetit, administrative dhe buxhetit te kompanise.

Detyrat kryesore:
  • Krijon, koordinon, dhe vlereson programet financiare si dhe suporton sistemin informativ te kompanise duke perfshire buxhetimin, planifikimin e taksave, pasurite e patundshme dhe ruajtjen e aseteve.
  • Zhvillon dhe drejton zbatimin e planeve strategjike dhe/ose operacionale te biznesit, projekteve, programeve dhe sistemeve.
  • Menaxhon proceset e kontrollit te brendshem per te mbrojtur asetet e kompanise dhe raportimin financiar
  • Mbikqyr pasurite e patundshme, kontrollon investimet e projekteve, duke u siguruar se; cdo projekt ka nje buxhet, kostot aktuale jane perllogaritur me korrektesi per projekt, rezultatet e pergjithshme dhe fitimet e projektit jane ndjekur dhe raportuar me saktesi.
  • Menaxhimi i cash flow-it të kompanisë dhe projekteve (ditor/javor/mujor); sigurimi i likuiditetit për pagesa kritike (furnitorë, nënkontraktorë, paga, tatime).
  • Sigurimi i përputhshmërisë fiskale (TVSH, tatim-fitimi, tatime mbi pagat, sigurime shoqërore) dhe dorëzimi në kohë i deklarimeve, në bashkëpunim me kontabilitetin.
  • Ndihmon ne zhvillimin dhe drejtimin e performances se pergjithshme te biznesit dhe permiresimin e fitimeve.
    Aprovon dhe koordinon ndryshime dhe permiresime ne sistemin e drejtimit financiar per kompanine.
Kerkesat e profilit:
  • Diplomë Master në Financë / Kontabilitet / Ekonomi (ose ekuivalente).
    5–7+ vite përvojë në financë/controlling.
  • Ekspertizë në buxhetim projektesh, kontroll kostoje, situacione punimesh dhe procesesh
  • Njohuri të forta të legjislacionit fiskal (TVSH, tatim-fitimi, tatim mbi pagat, sigurime shoqërore) dhe praktikave të raportimit.
  • Përvojë në marrëdhënie bankare, financime, garanci dhe menaxhim thesari/likuiditeti.
  • Zotërim i sistemeve të ndryshme ERP financiare.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, planifikuese dhe të menaxhimit të riskut; fokus në rezultate dhe afate.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me drejtues teknikë (inxhinierë/arkitektë), furnitorë, nënkontraktorë dhe palë financiare.
  • Integritet i lartë, diskrecion, etikë profesionale dhe mendësi e fortë “owner mentality”.
  • Njohuri të standardeve IFRS dhe atyre lokale të kontabilitetit.
  • Certifikime profesionale janë plus, por jo kusht.
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Drejtor Finance »

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Linkedin
 


Apply WhatsApp
Back
Top