• Tirane, ofrohet vend pune Digital Marketing

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Marketing
  3. Menaxhim Biznesi

Përshkrimi​

“Orion Construction” operon në sektorin e ndërtimit mbi 25 vitesh dhe i ofron tregut shqiptar një koncept të ri dhe bashkëkohor duke realizuar rezidenca banimi dhe qendra biznesi sipas modeleve dhe standardeve europiane.

Sot, mbi 25 vitesh eksperiencë, “Orion Construction” njihet në treg si Lider në Cilësinë e Ndërtimit dhe prova më e mirë për të konfirmuar këtë, janë të projektet tona në proces dhe ato të përfunduara.

“Orion Construction” kërkon të zgjeroj stafin e tij në pozicionin vakant: Digital Marketing i cili ështe përgjegjës për zhvillimin strategjik dhe ekzekutimin e fushatave vizualisht bindëse të marketingut digital duke i shfrytëzuar këto mjete për të rritur cilësinë dhe ndikimin e përmbajtjes vizuale të “Orion Construction” që duhet të rezultojnë në rrijen e klientëve.

Detyrat​

  • Të punojë për të krijuar strategji marketing duke përdorur kanale të ndryshme digitale për të mbërritur në target grupe të caktuar klientësh
  • Propozon në mënyrë proaktive zgjidhje të reja, aktivizime dhe mënyra të reja për të angazhuar audiencën dhe për të përmirësuar përvojën e përdoruesit.
  • Përmirëson proceset nga mbledhja dhe analiza e të dhënave, vlerësimin e ndikimit të kanaleve marketing .
  • Programon Buxhetin, përgatit përmbajtien e postimeve dhe të reklamave për arritjen e objektivave të marketingut
  • Përgatit Prezantime/Kuotime për gjenerimin e klienteve të rinj;
  • Propozon ide, strategji për gjenerimin e klientëve të rinj;
  • Propozon dhe planifikon prezencën Brendit në site të ndryshme dhe/ose portale të reja qërrisin shikueshmërinë dhe ndjekjen e Orion.
  • Siguron informacion të plotë dhe të detajuar mbi produktet e kompanisë, avantazhet konkurruese dhe risitë tona.
  • Shfaq disponueshmëri maksimale në përgjigjen dhe asistëncën ndaj klientëve në çdo moment që kërkohet.
  • Përditëson njohuritë në lidhje me punën dhe profesionin, duke marrë pjesë në seminare, trajnime apo rrjete të ndryshme profesionale si dhe duke lexuar artikuj dhe botime të ndryshme profesional.
  • Monitorimi dhe përgatitja e raporteve mbi performancën e platformave të mediave sociale duke përdorur mjete si Google Analytics, etj;duke propozuar mënyra për të rritur burimet e target grupeve;
  • Marrja e përditësimeve të vazhdueshme mbi tendencat e mediave sociale që nxisin praninë në kanalet dixhitale.
  • Gjeneron raporte, interpreton treguesit e marketingut dhe propozon masa për përmirësimin e performancës.
  • Monitoron, mat dhe raporton performancën e fushatës në baza javore kundrejt pritshmërive të dakorduara.
  • Identifikimi i mundësive dhe mënyrave të reja për të pasur pozicionin prioritar në kanalet online.
  • Detyra të tjera që mund t’i caktohen brënda kuadrit të tij të punës.

Kriteret dhe Kualifikimet per Marketing Dixhital:
  • Diplom në Marketing ose Menaxhim Biznes
  • Minimalisht 3 vite eksperience në këtë fushë
  • Njohuri në industrinë e ndërtimit dhe jo vetëm
  • Aftësi për të zhvilluar prezantime dhe për ti referuar ato
  • Të menduarit dhe orientimi drejt biznesit
  • Duhet të njohin programet grafike të“AI” dhe te montazhit Cupcut.
  • Person i zoti per te ndertuar raporte të mira dhe afatgjata
  • I aftë për të punuar vetëm dhe një lojtar i mirë në grup
  • Beson të meritokracia dhe punon cdo ditë për të mberritur objektivat.


Shënime​

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën E-Mail hr@orion.al (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit).

Aplikimet e kandidatëve do të pranohen deri më datë: 30 Mars 2025

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Për shkak të volumit të aplikimeve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.
 


Apply
Back
Top