• Tirane, ofrohet vend pune Digital Marketing Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing-online | Social Media | SEO
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Digital Marketing Specialist - CRM & Digital Banking Department

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Të koordinojë dhe ndërtojë marrëdhëniet me të gjitha palët e interesuara në një fushatë marketingu.
  • Të ndjekë procesin e zbatimit për fushatat e marketingut dhe aktivitetet e tjera të ngjashme të marketingut.
  • Të monitorojë efektivitetin e fushatave.
  • Të sigurojë arkivimin e çdo pune të veçantë që mbahet në kuadër të departamentit (kopje soft dhe hard).
  • Të manaxhojë pagesat në kohë të shpenzimeve dhe arkivimin e dokumentacionit përkatës.
  • Të mbajë dhe përditësojë bazën e të dhënave postare.
  • Të shkruajë dhe të shpërndajë njoftimet për shtyp.
  • Të mbajë kontaktet me mediat.
  • Të hartojë listat që përshkruajnë produktin apo shërbimin e ofruar.
  • Të kryejë detyra te ndryshme administrative.
  • Të përfshihet në detyra të tjera sipas kërkesave të departamentit.
  • Të marrë pjesë së bashku me eprorët në kërkime apo studime të ndryshme mbi politikat e personelit, në përputhje me zhvillimet e bankës dhe vizionin e drejtuesve kryesorë.
  • Të ndihmojë dhe marrë pjesë në krijimin e dizajnit për përmbajtjen e Web-it të faqes së internetit të bankës, intranetit dhe platforma të rrjeteve sociale.
  • Të marrë pjesë në takimet në lidhje me strategjitë e rrjeteve sociale të bankës dhe platforma të tjera të komunikimit të tilla si Intranet, Web, Mobile Apps etj.
  • Të postojë dhe programojë postime (përmes aplikacioneve të manaxhimit të mediave sociale) në platformat e mediave sociale të bankës.
  • Të implementojë sistemin e matjes dhe vlerësimit të performancës së rrjeteve sociale të bankës; monitorojë dhe analizojë kanalet për të përfituar nga gjykimet, të përftojë inteligjencën konkurruese dhe krijojë raporte që tregojnë matricat sociale të manaxhimit.
  • Të përditësojë dhe kuptojë tendencat dhe teknologjitë e mundshme nëpërmjet studimit të komenteve të mirënjohura.
  • Të punojë ngushtë me drejtuesin dhe palët e tjera,
  • Të zbatojë planet ose strategjitë kreative të e-Marketing dhe e-commerce të lidhura me rrjetet sociale me mbështetjen e kanaleve tradicionale.
  • Të manaxhojë bashkëveprimin gjatë orëve të punës dhe është anëtar i grupit teknik të reagimit jashtë orarit zyrtar (kur është e nevojshme).
  • Të krijojë dhe drejtojë një grup ad-hoc nga departamente të ndryshme për t'iu përgjigjur çështjeve teknike/ specifike.
  • Të krijojë dhe propozojë procedura dhe/ ose politika që kanë të bëjnë me përdorimin e mediave dixhitale të bankës nga punonjësit gjatë orarit të punës dhe jashtë orarit zyrtar.
  • Kur është e nevojshme të bashkëpunojë dhe koordinojë me palë të treta, si agjencitë, në lidhje me përmbajtjen e publikuar në platformat e faqes web të bankës.
PROFILI I PUNËS

  • Diplomë universitare preferuar në Marketing; Manaxhim Biznesi, Informatike Ekonomike ose Inxhinieri.
  • Përvojë 1 vit në mediat digjitale.
  • Përdorimi i paketës së Microsoft Office duke përfshirë Microsoft Word, Excel, Outlook dhe Internet Explorer në nivel të lartë.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi të mira për të punuar në ekip dhe nën presion.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Njohuri mbi SEO dhe mbi analizimin e metrikave kryesore të performancës së një website.
  • Njohuri mbi Google Dispaly dhe Facebook Ads.
  • Eksperiencë me manaxhimin e CMS-ve së website-ve.
  • Njohuri bazë mbi design dhe përdorues i programeve Photoshop dhe video editing;
  • Njohuri mbi manaxhimin e rrejteve sociale.
  • Eksperiencë me HTML.
  • Eksperiencë me Google Analytics, Google TAG Manager, Facebook Insights.
Kandidatet e interesuar te dergojne CV ne adresen e email humanresources@bkt.com.al deri me 24.11.2023 duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikojne.
 


Apply
Back
Top