• Tirane, ofrohet vend pune Digital Coach

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Eksperienca
vetem me eksperience
Digital Coach (Punonjës Dege)



Detyrat Kryesore

Edukim & Asistim për My iute

  • Ndihmon klientët të shkarkojnë, instalojnë dhe aktivizojnë aplikacionin My iute.
  • Shpjegon dhe demonstron përdorimin e aplikacionit për:
    • Aplikime për kredi
    • Kontroll të kësteve & afateve
    • Pagesa dhe transaksione
    • Ngarkim dokumentesh
    • Përdorimin e Wallet, Insurance, Loyalty etj.
  • Udhëzon klientët si të përdorin vetë shërbimet në të ardhmen.


Asistencë në ATM
  • Mbështet klientët për kryerjen e depozitave dhe tërheqjeve në ATM.
  • Shpjegon funksionet e ATM-së dhe udhëzon për përdorim të pavarur.
  • Identifikon probleme të thjeshta dhe orienton klientin drejt zgjidhjes.
  • Çështjet teknike i referohen Back Office.


Shërbim për Klientin (jo operativ)
  • Regjistron ankesat e klientëve në formatin përkatës (pa hyrje në sistem).
  • Jep informacion bazë për produktet duke përdorur skriptet e miratuara.
  • Merr dokumente në rast nevoje, por pa bërë verifikim apo përpunim.
  • Printon / shpërndan certifikata standarde (balancë, konfirmime) sipas procedurës.


Mbështetje & Udhëzim i Klientëve në Degë
  • Mirëpret klientët dhe i orienton drejt zgjidhjeve digjitale.
  • Identifikon klientët me nivel të ulët digjital dhe ofron sesione personalizimi.
  • Ndihmon klientët e moshuar me qetësi, durim dhe empati.
  • Promovon avantazhet e MyIute (shpejtësi, thjeshtësi, siguri).
Kualifikimet:
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shërbimi
  • Aftësi për të mësuar teknologjinë dhe për t’ia mësuar të tjerëve
  • Qetësi, empati dhe orientim ndaj klientit
  • Eksperienca në front-office, shërbim klienti, bankë/telekom është avantazh
“Me dergimin e CV-se tuaj ne adresen e elektronike jobs@iute.al , ju jepni miratimin e tuaj per perpunimin e te dhenave tuaja personale nga ana e IuteCredit Albania ne perputhje me kerkesat e Ligjit 124/2024 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale”, vetem per qellimin qe keni deklaruar vullnetarisht keto te dhena.

Gjithashtu, ju jepni pelqimin tuaj qe IuteCredit Albania sh.a. te ruaj te dhenat tuaja personale dhe dokumentacionin e derguar per kandidimin tuaj (CV, letër motivimi, dokumente referencash, numer kontakti, adrese elektronike) per nje afat 6 mujor edhe ne rast te mosperzgjedhjes tuaj, per t’u perdorur ne te ardhmen vetem per qellimin e kandidimit per punesim.Ju keni te drejte te terhiqeni nga ky pelqim ne cdo moment, duke bere me dije tek adresa elektronike [I]hr@iute.al[/I]

IuteCredit Albania merr masat e duhura per perpunimin e sigurt te te dhenave tuaja personale. Per me teper drejtohuni ne
Politikën tonë të Privatësisë
 


Apply WhatsApp
Back
Top