• Tirane, ofrohet vend pune Data Entry, Financiere/Kontabiliste, Përgjegjëse e Financë/Kontabilitetit, Krye/Kontabiliste

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Data Entry
  2. Ekonomist-Financier/e
  3. Kontabilitet | Audit
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Studio Kontabiliteti: "Top Finance Consulting Company" sh.p.k me NIPT: L31420014G,
me adresë në qendër të Tiranës, mbrapa 9-katëshit tek Rossmann & Lala, pallati i ri në të djathtë sa fillon rruga e Dibrës, ofron këto pozicione pune në zyrë për:

• 5 pozicione_Data Entry të veprimeve në fushën Ekonomike/Financës,
• 3 pozicione_Financiere/Kontabiliste,
• 2 pozicione_Përgjegjëse e Financë/Kontabilitetit,
• 1 pozicion_Krye/Kontabiliste

Përpara punësimit personat e interesuar detyrohen të bëjnë një praktikë 1-2 javore intership, për tu kualifikuar dhe përgatitur për të bërë keto rregjistrime.

Personat e interesuar duhet të kenë përfunduar patjetër shkollën e mesme, të mos jenë më shumë se 40 vjeç, dhe preferohet të jenë femra.

Për pozicionet e mësipërme, preferohen personat që janë familjarë dhe të interesuar për një punë zyre stabile, duke e parë si një alternative të qëndrueshme për një periudhë të gjatë kohe.
Preferohen edhe studentet që sapo kanë mbaruar studimet apo janë në vitin e fundit master, edhe pse nuk kanë eksperiencë në fushën e Financës.

Për të gjitha kategoritë, eksperienca nuk është aspak e nevojshme për këto pozicione punësimi.

• Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi
• Trajnime dhe rritje në karrierë
• Pagë konkurruese: 400 €/muaj – 1000 €/muaj
• Kontratë e rregullt pune

Kujdes: Personat e interesuar duhet të dërgojnë:
1- CV personale,
2- Listen e notave të shkollës së mesme.

në adresën email: zyratirana@gmail.com ose në whatsapp: 0692056409.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Jeni të mirëpritur.
 


Apply WhatsApp
Back
Top