• Tirane, ofrohet vend pune Customer Service Manager

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni: Customer Service Manager
Sektori: Menaxhim i Marrëdhënieve me Klientët dhe Stafin
Vendndodhja: Tiranë


Baboon është në kërkim të një Menaxhere, që do të jetë përgjegjëse për ndjekjen e performancës së përditshme të operacioneve të Shërbimit ndaj Klientit.

Qëllimi është që departamenti të funksionojë në mënyrë efikase, të rrisë kënaqësinë dhe besnikërinë e klientëve dhe të përmbushë pritshmëritë e tyre.


Detyrat



  • Përmirëson përvojën e shërbimit ndaj klientit duke rritur standartet.
  • Merr përsipër ndjekjen e problematikave që shfaqin klientët dhe i bënë follow up deri në zgjidhje.
  • Vendos një mision të qartë për zhvillimin e departamentit dhe ndjek një strategji të fokusuar drejt atij misioni.
  • Respekton procedurat e punës, politikat e brendshme të kompanisë dhe sigurohet që edhe punonjësit, të bëjnë të njejtën gjë.
  • Mban shënime të sakta dhe dokumenton veprimet dhe diskutimet e operatorëve të shërbimit ndaj klientit.
  • Analizon statistikat dhe përpilon raporte të sakta.
  • Trajnon, udhëzon dhe zhvillon agjentët e shërbimit ndaj klientit duke ushqyer një mjedis ku ata mund të shkëlqejnë përmes inkurajimit dhe motivimit të vazhdueshëm.
  • Shfrytëzon asetet e kompanisë për të arritur objektivat cilësore dhe sasiore.
  • Respekton dhe menaxhon buxhetin e miratuar për departamentin përkatës.
  • Mban një rrjedhë të rregullt pune sipas prioriteteve.
  • Raporton tek CEO KPI-t e punës dhe performancën e operatorëve dhe stafit.
  • Jep ide si të zhvillohet ekipi i support-it.


Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

  • Përvojë e dëshmuar pune si Menaxhere e Shërbimit të Klientit, Menaxhere e Shitjeve ose Asistent-Menaxhere.
  • Njohuri të shkëlqyera të metodave dhe teknikave të menaxhimit.
  • Njohuri të gjuhës angleze, si edhe artikulim dhe drejtshkrim i saktë i gjuhës shqipe. Gjuha italiane është një plus.
  • Njohuri pune mbi softuerin e shërbimit ndaj klientit, bazat e të dhënave dhe mjetet e punës.
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike dhe të programeve bazë.
  • Aftësi për të menduar në mënyrë strategjike dhe për të udhëhequr.
  • Aftësi të forta komunikimi.
  • Aftësi të avancuara për zgjidhjen e problemeve.
  • Durim dhe ruajtje e qetësisë.
  • Të jeni në gjendje të bëni disa task njëkohësisht, të dini të menaxhoni kohën duke prioritizuar çështjet me përparësi në momente të caktuara.

Kualifikimi i kërkuar:


  • Diplomë Bachelor/ Master (në fusha si: Administrim Biznesi, Finance, Gazetari, Psikologji, apo Marketing).
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në menaxhim stafi me minimumi 10 persona.
  • Eksperienca të mëparshme në fushën e-commerce perbejne avantazh.


Kushtet e Punës ;


  • Puna është full time job.
  • E shtune dhe e diel Pushim.
  • Një vakt ushqimi të përfshirë nga kompania.
  • Transport të përfshirë për motive pune.
  • Leje vjetore dhe festa zyrtare sipas Kodit te Punes.
  • Page shume e kenaqshme.


Për të aplikuar ju ftojmë të dërgoni CV tuaj të përditësuar, duke specifikuar pozicionin për të cilin po aplikoni në adresën e email-it hr@baboon.al

Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen. Ju informojmë se të dhënat tuaja do trajtohen në kofidencialitet të plotë në përputhje me ligjin Nr. 9887, “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”.


 


Apply
Back
Top