• Tirane, ofrohet vend pune CRM Senior, Rajoni Tirane

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni : CRM Senior
Rajoni: Rajoni Tiranë
Divizioni: Retail

Detyrat Kryesore dhe Pergjegjësitë:


· Të përfaqësojë imazhin e Bankës OTP Albania, si pikë kontakti midis klientit dhe bankës.
· Të menaxhojë marrëdhëniet e bankës me klientët në fushën e produkteve të kredive, depozitave, llogarive rrjedhëse, trasfertave, kartave të kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe çdo produkt tjetër të ri të hedhur në treg nga banka.
· Të mirëpresë çdo klient që tregon interes për kreditë duke e sqaruar e ndihmuar.
· Të grumbullojë dhe verifikojë informacionin rreth vertetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga klienti.
· Të bëjë vlerësimin e situates ekonomike dhe financiare të aktivitetit të klientit.
· Të japë mendimin e tij të pavarur, në formën e një analize të shkruar bazuar në manualin e Kreditit, për dhënien ose jo të huasë.
· Të ndjekë, menaxhojë dhe të jetë përgjegjës për kthimin e kredive brenda afatit.
· Të kujdeset për nënshkrimin e marrëveshjeve të pagave.
· Të jetë përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dosjes së kredisë dhe të ruajë sekretin e çfarëdo informacioni që zotërojnë për bankën dhe klientet.
· Të kujdeset që çdo tranaksion i regjistruar dhe çdo produkt i shitur nga CRM duhet të jetë në përputhje me procedurat e bankës të cilat normojnë veprimtarinë e saj.
· Përgjegjës për përditësimin me ndryshimet më të fundit që ndodhin në produktet dhe shërbimet e konkurrentëve si edhe për të mbledhur informacion nga burime të ndryshme mbi lajmet me te fundit rreth konkurrencës. Informon linjën drejtuese përkatëse në çdo moment që vërehet një përditësim i tillë i konkurrencës në treg.

Kualifikimi i kërkuar:


· Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha të tjera të lidhura me të.
· Të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në dhënien e kredive në sistemin bankar.Të paktën 3 (tre) vjet eksperiencë pune në sistemin bankar.
· Të njohë Procedurat dhe Rregulloret në fuqi në lidhje me shërbimet dhe produktet bankare
· Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe analitike
· Të ketë aftësi të shumë të mira ndërpersonale dhe komunikimi
· Të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit dhe të sigurojë që ofrohet cilësia më e lartë e shërbimit në degë.
· Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimit në adresën e email-it humanresources@otpbank.al

Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 31 Maj 2022.
 


Apply
Back
Top