Tirane, ofrohet vend pune CRM Business, Dega Blloku
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim strategjik | Drejtues
- Gjuha
-
- anglisht
Objektivat Kyçe
Të realizojë objektivat dhe targetat e parashikuara nga Banka.
Objektivat e Riskut Operacional
Afati i fundit i aplikimeve është 19 Prill 2022.
Të realizojë objektivat dhe targetat e parashikuara nga Banka.
Objektivat e Riskut Operacional
- Të kujdeset që çdo transaksion i regjistruar dhe çdo produkt i shitur nga CRM duhet të jetë në përputhje me procedurat e bankës të cilat normojnë veprimtarinë e saj.
- Është përgjegjës për cilësinë e të dhënave të klientit në zbatim të parimit Njihni Klientin Tuaj;
- Zbaton me përpikmëri procedurat/instruksionet e brendshme mbi Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit ;
- Të manaxhojë marrëdhëniet e bankës me biznesin në fushën e shitjes së produkteve të kredive, depozitave, llogarive rrjedhëse, trasfertave, kartave të kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe çdo produkt tjetër të ri të hedhur në treg nga banka.
- Të mirëpresë çdo klient biznesi që tregon interes për kreditë duke e sqaruar e ndihmuar.
- Të grumbullojë dhe verifikojë informacionin rreth vërtetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga klienti dhe të verifikojë biznesin e klientit.
- Të bëjë vlerësimin e situatës ekonomike dhe financiare të aktivitetit të klientit (të vetëpunësuarit) si dhe të Korporatave.
- Të japë mendimin e tij të pavarur, në formën e një analize të shkruar bazuar në manualin e Kreditit, për dhënien ose jo të huasë.
- Të ndjekë, manaxhojë dhe të jetë përgjegjës për kthimin e kredive brenda afatit.
- Të kujdeset për nënshkrimin e marrëveshjeve të pagave me Korporatat dhe / ose bizneset SME.
- Të pranojë dhe kontrollojë dokumentacionin e paraqitur nga bizneset për çeljen e llogarisë rrjedhëse për biznesin.
- Përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dosjes së kredisë dhe të ruajë sekretin e çfarëdo informacioni që zotërojnë për bankën dhe klientët.
- Përgjegjës për përditësimin me ndryshimet më të fundit që ndodhin në produktet dhe shërbimet e konkurrentëve si edhe për të mbledhur informacion nga burime të ndryshme mbi lajmet me të fundit rreth konkurrencës. Informon linjën drejtuese përkatëse në çdo moment që vërehet një përditësim i tillë i konkurrencës në treg.
- Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha të tjera të lidhura me të.
- Të paktën 3 (tre) vite eksperiencë pune në dhënien e kredive për bizneset në sistemin bankar.
- Të paktën 5 (pesë) vite eksperiencë pune në sistemin bankar.
- Të njohë Procedurat dhe Rregulloret në fuqi në lidhje me shërbimet dhe produktet bankare.
- Të ketë aftësi shumë të mira të zhvillimit të biznesit dhe ruajtjes së marrëdhënieve me klientët.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe analitike.
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikimi.
- Të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit dhe të sigurojë që ofrohet cilësia më e lartë e shërbimit për klientët biznes.
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Afati i fundit i aplikimeve është 19 Prill 2022.
Apply