• Tirane, ofrohet vend pune Copywriter

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing-online | Social Media | SEO
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate and Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total.
Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Copywriter
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Copywriter është përgjegjës për shkrimin e materialeve në gjuhën shqipe dhe atë angleze për fushatat e ndryshme të marketingut, që përfshijnë artikuj të ndryshëm,
materiale për broshura, flyers, content për rrjetet sociale dhe Web-et e kompanisë. Gjithashtu redakton dhe korrekton materialet e departamentit që janë për publikim ose komunikim të brendshëm.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:
  • Krijon tekste kreative dhe tërheqëse për fushatat e ndryshme të marketingut (copy texts).
  • Krijon kontent dhe tituj që tërheqin vëmendjen e audiencës (content writer).
  • Shkruan artikuj rreth projekteve të kompanisë dedikuar për blog, mediat online, print dhe ato vizive.
  • Krijon kontent për web-et e kompanisë në përditësimin me materiale të vazhdueshme.
  • Redakton dhe korrekton tekstet e ndryshme të marketingut në gjuhën shqipe dhe atë angleze.
Eksperiencat e punës:
  • Të ketë eksperiencë pune në fushën e marketingut më shumë se 2 vite.
Aftësi të tjera:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe (gramatika e saj);
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh edhe njohja e gjuhës gjermane;
  • Të ketë fjalor të pasur leksikor;
  • Të ketë iniciativë dhe kreativitet;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
  • Aftësi organizuese dhe bashkëpunuese në grup.
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 20/09/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top