Tirane, ofrohet vend pune CFO - Shefe Finance
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania "Brunes" sh.p.k., një kompani lider në fushën e mobilimit dhe tregtimit të hidrosanitareve dhe pllakave,
në sajë të zgjerimit të aktivitetit, kërkon kandidatë potencialë për pozicionin "CFO ( Shefe Finance )" për njërën prej Kompanive te Grupit "Brunes".
Pershkrimi i pozicionit
CFO ( Shefe Finance ) është përgjegjëse për mbarëvajtjen e aspekteve financiare të institucionit. Ky pozicion është përgjegjës për respektimin e të gjitha parimeve të kontabilitetit, ligjeve të taksave dhe tatimeve.
Pergjegjesite
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
në sajë të zgjerimit të aktivitetit, kërkon kandidatë potencialë për pozicionin "CFO ( Shefe Finance )" për njërën prej Kompanive te Grupit "Brunes".
Pershkrimi i pozicionit
CFO ( Shefe Finance ) është përgjegjëse për mbarëvajtjen e aspekteve financiare të institucionit. Ky pozicion është përgjegjës për respektimin e të gjitha parimeve të kontabilitetit, ligjeve të taksave dhe tatimeve.
Pergjegjesite
- Drejtimin financiar sipas standarteve tё kёrkuara bashkёkohore tё raportimit financiar, nё mёnyrё qё tё sigurohet vijueshmёria e veprimtarisё financiare dhe administrative tё Institucionit.
- Administrimin e burimeve financiare dhe portofolit tё mjeteve financiare si dhe pёr sigurimin e plotesimin nё kohё tё nevojave pёr mjete likuide.
- Merr pjesë dhe ndihmon Institucionin në formulimin dhe arritjen e objektivave strategjikë të planit të biznesit, përfshirë këtu dhe planin për kapitalin e Institucionit.
- Administron investimet për arritjen e objektivave të të ardhurave dhe të likuiditetit.
- Zhvillon, zbaton dhe monitoron politikat e kontabilitetit dhe thesarit, proçedurat, praktikat dhe kontrollet e brendshme.
- Përgatit parashikime dhe buxhetime.
- Planifikon, koordinon dhe ekzekuton proçese efikase në lidhje me strukturën e kapitalit, aseteve dhe detyrimeve të Institucionit.
- Koordinon dhe mbikqyr në mënyrë të drejtëpërdrejtë detyrat e stafit në departamentin e tij/saj.
- Arsim i larte, ne fushen e Ekonomise ( preferohet dega Finance ).
- Eksperience ne drejtim financiar ne institucione te ngjashme ose banka te nivelit te dyte.
- Kualifikime pasuniversitare ne fushen e administrimit dhe/ose kontabilitetit bankar.
- Njohje te mire te standarteve kombetare dhe nderkombetare te kontabilitetit dhe raportimit financiar.
- Njohje te mire te procedurave te auditit dhe te kontrollit te brendeshem.
- Njohje shume te mire te MS Ofice dhe programeve te kontabilitetit.
- Njohje te avancuara te MS Exel.
- Njohje shume te mire te gjuhes angleze.
- Aftesi shume te mira analitike.
- Aftesi shume te mira per te drejtuar ne grup.
- Te jete profesionalisht plotesisht i pergjegjshem, i pavarur dhe i mire organizuar per te plotesuar detyrat sipas ketij posti pune.
- Te kete etike biznesi dhe vizion profesional.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
Apply WhatsApp