Tirane, ofrohet vend pune Burime njerzore
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Burime njerezore - HR
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompani Kondicionimi - Ne kerkim te nje specialisti te Burimeve Njerezore
Detyrat :
Detyrat :
- Zbaton proçedurat e Burimeve Njerëzore dhe rregulloren e Kompanisë.
- Rekruton staf, nëpërmjet nxjerrjes së njoftimeve online/print për vende vakante të shoqërisë, ose të tjera nevoja të saj. Identifikon dhe gjen të gjitha mënyrat dhe burimet nga të cilat mund të rekrutojë staf cilësor.
- Kryen intervista, me ndihmën e specialistëve përkatës, sipas llojit të pozicionit të punës dhe selekton më të mirët për t’u punësuar pranë shoqërisë.
- Kryen të gjitha proçedurat e duhura për punësimin korrekt të stafit të ri.
- Menaxhon proçesin e prezantimit dhe përshtatjes së punonjësve të rinj në ambjentin e punës në shoqëri.
- Ndjek proçedurën e punësimit/transferimit/largimit të punonjësve, bazuar në Kodin e Punës dhe rregullores së shoqërisë.
- Administron bazën e të dhënave të punonjësve fizikisht dhe elektronikisht sipas sistemit.
- Zhvillon dhe monitoron buxhetin e shërbimeve të ofruara nga departamenti i Burimeve Njerëzore.
- Mbron interesat e punonjësve dhe të shoqërisë në përputhje me politikat e Burimeve Njerëzore dhe ligjeve në fuqi.
- Merret me kualifikimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve. Identifikon nevojat e stafit për t’u trajnuar, kualifikuar dhe zhvilluar profesionalisht, në të mirë të pozicionit të tyre të punës.
- Administron proçesin e listëprezencave ditore dhe mujore të personelit të shoqërisë, duke i shoqëruar me sqarimet përkatëse të nevojshme për proçesin e pagave.
- Pergatitja e pagave mujore
- Merr kërkesat për deklarime/c’deklarime te punonjësve dhe i delegon në Dep. e Financës që të deklarohen në sistemin e tatimeve të shoqërisë.
- Kryen deklarimet 3-mujore të punonjësve të shoqërisë, pranë Zyrës së Punës Qëndrore dhe Inspektoriatin e lartë Shtetëror.
- Menaxhon fleksibilitetin në punë për gratë shtatzëna dhe për punonjësit me kushtëzime shëndetësore.