Tirane, ofrohet vend pune Bukëpjekës
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Pasticier | Specialist brumi
- Gjuha
-
- italisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.
Aktualisht kompania jonë në zgjerim po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e Ndihmës Bukëpjekësit.
Përgjegjësitë e pozicionit:
- Merr porosinë nga klientët për llojin dhe formën e bukës që do të prodhojë;
- Bën preventivin e materialeve të duhura për prodhimin e brumit për sasinë e produktit të kërkuar;
- Siguron lëndën e parë të nevojshme për prodhimin e produktit të kërkuar;
- Bën pjekjen e produktit në temperaturën dhe kohën e duhur sipas specifikave të bukës që do prodhohet;
- Bën prerjet dhe ambalazhimet e nevojshme;
- Ruan produktet dhe lëndën e parë në kushtet e duhura;
- Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
- Minimumi 1 vite eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
- Mosha deri në 50 vjeç
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B] brenda datës 25.01.2023.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Apply