• Tirane, ofrohet vend pune Brand Menaxher

TRAPPIST_logo-350.jpg


Brand Manaxher

Përshkrimi
BM GROUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e distribucionit në Shqipëri referuar zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin:
"Brand Menaxher per birren La Trappe Tiranë"


Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Komunikon, raporton dhe informon lidhur me tregun dhe konkurrencën;
  • Analizon dhe kontrollon punën ditore të agjenteve te shitjes per produktin e dedikuar;
  • Siguron suksesin dhe përmbushjen e detyrave të shitjes;
  • Jep kontributin në hartimin e manovrave/incentivave që aktivizojnë shitjet duke shpenzuar një kohë të konsiderueshme në terren;
  • Menaxhon marrdhenien me klient potencial duke u siguruar qe ky i fundit te permbushë te gjitha pritshmerite;
  • Siguron raporte të sakta tek eprori mbi: ecurinë periodike të praktikave të shitjes, përfshi dhe performancen individuale dhe të agjentëve të shitjes, trendin e sjelljes konsumatore, kërkesa konsumatore te identifikueshme gjatë praktikave te shitjes;
  • Menaxhon dhe zhvillon marrëdhenie të shëndosha të biznesit ekzistues me partnerët aktuale;
  • Zhvillimi i marrëdhënieve me klient të rinj;

Kualifikimet:
  • Diplomë Universitare, preferohet në Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme.
  • Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune në të njejtën pozitë ose me te njejtin profil produkti .
  • Një angazhim për shërbime të shkëlqyera ndaj klientit.
  • Njohuri të mira në paketën Microsoft Office.
  • Njohuri të mira në gjuhën angleze.
  • Leje drejtimi kategoria B.
Aftësitë e kërkuara
· Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar
· Aftësi të shkëlqyera menaxhuese dhe negociuese
· Aftësi të shkëlqyera organizative dhe kordinuese
· Aftësi shumë të mira motivuese dhe planifikuese
· Aftësi shumë të mira shitje dhe marketing.
Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale.

Ofrojme;
  • Kushte shumë të mira pune.
  • Pagesa: Pagë bazë + Bonus.
  • Pagë e 13-të.
  • Makinë.

Shënime
Personat e interesuar, mund të dërgojnë CV në adresën burimenjerezore@bm-shpk.com.

*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale
 


Apply
Back
Top