Tirane, ofrohet vend pune Brand Manager
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrim i punës:
Kualifikimet
Cel. : 0692037422
- Ka njohuri të thella mbi produktet e kompanisë, proceset e prodhimit dhe pozicionimin e tyre në treg;
- Kujdeset për prezantimin dhe imazhin e markës në treg, duke siguruar përputhje me strategjinë e përgjithshme të kompanisë;
- Mban dhe zhvillon marrëdhënie bashkëpunimi me furnitorët dhe partnerët tregtarë, sipas kategorive të produkteve që menaxhon;
- Siguron informacion të vazhdueshëm mbi produktet, çmimet dhe aktivitetet e konkurencës, me qëllim përshtatjen e politikave tregtare;
- Merr pjesë aktive në diskutimet për vendosjen e çmimeve dhe strategjitë e pozicionimit të produkteve në treg;
- Ndjek performancën e shitjeve të produkteve të markës, analizon tendencat dhe ndërhyn në kohë për të shmangur problematika në procesin e shitjes apo distribucionit;
- Analizon dhe përgatit raporte mbi ecurinë e produkteve sipas kategorive, duke propozuar masa për përmirësim të volumit dhe fitueshmërisë;
- Përzgjedh dhe përgatit produktet për fushata promocionale dhe aktivitete marketingu, në bashkëpunim me agjencinë e marketingut;
- Bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Blerjeve, Shitjeve dhe Prodhimit për të garantuar disponueshmërinë, cilësinë dhe përputhshmërinë e produkteve me kërkesat e tregut;
- Monitoron stokun e produkteve të markës dhe ndjek statusin e porosive për të shmangur mungesat ose tepricat në treg;
- Mbikëqyr të gjitha aktivitetet e promovimit, paketimit dhe komunikimit vizual që lidhen me markën;
- Siguron që produktet të jenë në përputhje me standardet e cilësisë dhe etiketimit të kompanisë dhe legjislacionit në fuqi;
- Përgatit raporte javore dhe mujore për planin e veprimtarisë së markës dhe raportim periodik te Menaxheret dhe drejtuesit e kompanisë;
- Merr pjesë aktive në organizimin e aktiviteteve promocionale, degustimeve dhe eventeve tregtare që lidhen me markën;
- Punon për rritjen e njohjes dhe besueshmërisë së markës në tregun vendas.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar Arsimin e lartë për Financë, Marketing, Administrim Biznesi etj.
- Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune në sektorin e shitjeve përparësi sektori i ushqimeve.
- Njohje shumë e mirë e tregut.
- Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie aftgjata dhe konstruktive me klientet dhe bashkëpunëtorët.
- I aftë të menxhojë kohën, përpilojë plan pune dhe ta ndjekë atë me focus arritjen e ojektivave.
- Të zotërojë ''Paketën Office''.
- Të ketë aftësi të mira menaxheriale,vendimarrëse dhe raportuese.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, me palët e interesuara dhe me të gjithë palët e tjera.
- Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash.
Cel. : 0692037422
Apply WhatsApp