• Tirane, ofrohet vend pune Brand Manager

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrim i punës:
  • Ka njohuri të thella mbi produktet e kompanisë, proceset e prodhimit dhe pozicionimin e tyre në treg;
  • Kujdeset për prezantimin dhe imazhin e markës në treg, duke siguruar përputhje me strategjinë e përgjithshme të kompanisë;
  • Mban dhe zhvillon marrëdhënie bashkëpunimi me furnitorët dhe partnerët tregtarë, sipas kategorive të produkteve që menaxhon;
  • Siguron informacion të vazhdueshëm mbi produktet, çmimet dhe aktivitetet e konkurencës, me qëllim përshtatjen e politikave tregtare;
  • Merr pjesë aktive në diskutimet për vendosjen e çmimeve dhe strategjitë e pozicionimit të produkteve në treg;
  • Ndjek performancën e shitjeve të produkteve të markës, analizon tendencat dhe ndërhyn në kohë për të shmangur problematika në procesin e shitjes apo distribucionit;
  • Analizon dhe përgatit raporte mbi ecurinë e produkteve sipas kategorive, duke propozuar masa për përmirësim të volumit dhe fitueshmërisë;
  • Përzgjedh dhe përgatit produktet për fushata promocionale dhe aktivitete marketingu, në bashkëpunim me agjencinë e marketingut;
  • Bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Blerjeve, Shitjeve dhe Prodhimit për të garantuar disponueshmërinë, cilësinë dhe përputhshmërinë e produkteve me kërkesat e tregut;
  • Monitoron stokun e produkteve të markës dhe ndjek statusin e porosive për të shmangur mungesat ose tepricat në treg;
  • Mbikëqyr të gjitha aktivitetet e promovimit, paketimit dhe komunikimit vizual që lidhen me markën;
  • Siguron që produktet të jenë në përputhje me standardet e cilësisë dhe etiketimit të kompanisë dhe legjislacionit në fuqi;
  • Përgatit raporte javore dhe mujore për planin e veprimtarisë së markës dhe raportim periodik te Menaxheret dhe drejtuesit e kompanisë;
  • Merr pjesë aktive në organizimin e aktiviteteve promocionale, degustimeve dhe eventeve tregtare që lidhen me markën;
  • Punon për rritjen e njohjes dhe besueshmërisë së markës në tregun vendas.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë për Financë, Marketing, Administrim Biznesi etj.
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune në sektorin e shitjeve përparësi sektori i ushqimeve.
  • Njohje shumë e mirë e tregut.
  • Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie aftgjata dhe konstruktive me klientet dhe bashkëpunëtorët.
  • I aftë të menxhojë kohën, përpilojë plan pune dhe ta ndjekë atë me focus arritjen e ojektivave.
  • Të zotërojë ''Paketën Office''.
  • Të ketë aftësi të mira menaxheriale,vendimarrëse dhe raportuese.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, me palët e interesuara dhe me të gjithë palët e tjera.
  • Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash.

Cel. : 0692037422
 


Apply WhatsApp
Back
Top