• Tirane, ofrohet vend pune Brand Manager (Wine Category)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania në emër të klientit të saj, i cili operon në importin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike & jo alkoolike në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, po kërkon një Brand Manager.


Përgjegjësitë kryesore:

Arritja e objektivave të markës:
Mbështet arritjen e objektivave, të ardhurave dhe imazhit të markës, duke siguruar efikasitet maksimal nga investimet dhe aktivitetet në bashkëpunim me shitjet dhe marketingun;

Hulumtim dhe analizë të markës: Analizon P&L, shitjet, shpërndarjen, segmentimin, konkurencën dhe nevojat e klientëve për markat e caktuara, ndërsa kryen vizita në terren cdo 3 mujor dhe sygjeron aktivitete që rrisin imazhin dhe shitjet;

Planifikim vjetor: Kontribuon në përgatitjen e strategjisë dhe planit vjetor së bashku me departamentet e tjera (shitje, marketing, financë, operim, zinxhiri i furnizimit) dhe sigurohet për komunikimin dhe kuptimin e planeve nga ekipet përkatëse;

Menaxhim dhe implementim fushatash: Koordinon përgatitjen e aktiviteteve marketing dhe kontrollon zbatimin e fushatave për markat e caktuara duke drejtuar ekipin për të maksimizuar efikasitetin në terren;

Analizë KPI & ROI: Vlerëson performancën e fushatave brenda 30 ditëve pas ekzekutimit dhe propozon përmirësime për aktivitetet e ardhshme;

Menaxhim buxheti: Planifikon, menaxhon dhe raporton buxhetin mujor të markës, duke respektuar procedurat e kompanisë dhe afatet;

Brand Image & POSM: Përgatit guidelines dhe storytelling për markat, siguron përputhshmërinë e POSM me udhëzimet e brand-it dhe monitoron implementimin;

Raportim: Përgatit dhe dorëzon raportet tek furnitorët në afatet e dakordësuara.


Kërkesat për këtë pozicion janë :

Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme;

Përvojë e mëparshme në brand development, marketing, duke përfshirë krijimin dhe ekzekutimin e strategjive të suksesshme për kategorinë e verës;

Aftësi të forta analitike, prezantimi dhe negociimi, si dhe njohuri të thelluara të tregut dhe kanaleve on/off premise;

Zotërim shumë i mirë i gjuhës Angleze (Italishtja e preferuar) & Microsoft Office;

Gatishmëri për të udhëtuar, përfshirë vizita në terren dhe evente të industrisë.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://eppc.al/aplikoni/

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top