• Tirane, ofrohet vend pune Auditor Junior

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Auditor Junior
Pozicioni : Auditor Junior
Departamenti: Auditi i Brendshem

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme; çdo çertifikatë shtesë (C.I.A, A.C.C.A etj) do të konsiderohet një plus;
  • Minimumi 1 vit eksperiencë ne auditim ose kontroll i brendshëm;
  • Njohuri të mira të rreziqeve kryesore bankare dhe metodologjisë së auditimit;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe Shfaq rigorozitet, transparencë dhe ndershmëri;
  • Zotëron disiplinë, aftësi për t’u përkushtuar dhe për të respektuar afatet;
  • Aftësi dhe gadishmëri për të menduar në mënyrë kreative pa u limituar nga rregullat tradicionale, me mendje kritike dhe kuriozitet;
  • Duhet të jetë i gatshëm për të udhëtuar;
  • Entuziast, energjik me aftësi për të krijuar një mjedis pozitiv brenda ekipit; kultivon aftësinë e tij për të dëgjuar anëtarët e ekipit dhe shkëmben këshilla me auditorët e tjerë për praktikat më të mira;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhuese të kohës; aftësi për të vendosur prioritete dhe aftësi për të punuar nën presion dhe për të përfunduar punën brenda afateve;
  • Aftësi shumë të mira analitike;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar.
Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:
Auditori Junior sjell përvojën e tij si pjesë e një misioni auditimi.
Si pjesë e një misioni auditimi, nën autoritetin dhe me ndihmën e drejtuesit të misionit, do të përfshihet, në varësi të nevojave, në të gjitha fazat e auditimit (nga përgatitja e tij deri në redaktimin e raportit).
Auditori Junior:

  • Merr pjesë në të gjitha fazat e misionit të auditimit, duke ofruar në kohë rezultatet e kërkuara nga drejtuesi i Misionit;
  • Nën drejtimin e drejtuesit të misionit, kupton rreziqet specifike të përfshira dhe ekzekuton programin e punës së auditimit. Kryen rishikime dhe testime të hollësishme të proceseve për të arritur qëllimin e kontrollit të brendshëm;
  • Shkruan, formalizon dhe dokumenton punimet e tij/saj në përputhje me standardet e Auditimit të Grupit;
  • Merr pjesë në redaktimin e raporteve formale dhe të qarta për t’i komunikuar menaxhmentit rezultatet e auditimit;
  • Ndjek në kohë rekomandimet e nxjerra;
  • Fiton njohuri mbi aktivitetet dhe rreziqet gjatë kryerjes së detyrave;
  • Merr iniciativa dhe merr pjesë në përmirësimin e vazhdueshëm të departamentit të auditimit të brendshëm.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 23 Shkurt 2023.
 


Apply
Back
Top