• Tirane, ofrohet vend pune Auditor i Brendshëm

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni : Auditor i Brendshëm
Departamenti: Auditimit te Brendshëm


Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme; çdo çertifikatë shtesë (C.I.A, A.C.C.A etj) do të konsiderohet një plus;
  • Minimumi 3 vjet eksperiencë ne auditim ose kontroll i brendshëm;
  • Njohuri të mira të rreziqeve kryesore bankare dhe metodologjisë së auditimit;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe Shfaq rigorozitet, transparencë dhe ndershmëri;
  • Zotëron disiplinë, aftësi për t’u përkushtuar dhe për të respektuar afatet;
  • Aftësi dhe gadishmëri për të menduar në mënyrë kreative pa u limituar nga rregullat tradicionale, me mendje kritike dhe kuriozitet;
  • Duhet të jetë i gatshëm për të udhëtuar;
  • Entuziast, energjik me aftësi për të krijuar një mjedis pozitiv brenda ekipit; kultivon aftësinë e tij për të dëgjuar anëtarët e ekipit dhe shkëmben këshilla me auditorët e tjerë për praktikat më të mira;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhuese të kohës; aftësi për të vendosur prioritete dhe aftësi për të punuar nën presion dhe për të përfunduar punën brenda afateve;
  • Aftësi shumë të mira analitike;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar.
Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:
Detyra kryesore e Auditorit të Brendshëm është të vlerësojë përputhshmërinë e operacioneve, nivelin efektiv të ekspozimit ndaj rrezikut, zbatimin adekuat të procedurave dhe efektivitetin dhe rëndësinë e sistemit të kontrollit.
Auditori i Brendshëm mund të marrë rolin e Shefit të Misionit përveç atij të Auditorit. Nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Menaxherit të Departamentit të Auditimit të Brendshëm, drejton detyrat e auditimit ose merr pjesë në detyrë duke sjellë ekspertizën e tij.
Auditori sjell përvojën e tij si pjesë e një misioni auditimi dhe kryen sa më poshtë :

  • Kryen fazën përgatitore të auditimit në disa aktivitete/procese bankare;
  • Përpunon diagnozën (bën analizë selektive të zonave të rrezikut, përcaktimin e metodave dhe programit të punës, përpunimin e buxhetit kohor) që ai/ajo i paraqet për rishikim dhe aprovim formal mbikëqyrësit të tij.
  • Rivlerëson rregullisht punën, duke marrë parasysh vëzhgimet dhe rreziqet e identifikuara, mundësinë e kontrollit etj;
  • Është përgjegjës për besueshmërinë dhe cilësinë e punëve dhe rezultateve të nxjerra;
  • Identifikon mundësi për përmirësimin e procesit të auditimit dhe bën shkëmbimin e ideve me Menaxherin e Auditimit te Brendshem;
  • Është përgjegjës për ndjekjen e rekomandimeve të nxjerra;
  • Kontrollon dokumentimin e dosjeve/fleteve të punës dhe siguron formalizimin e saktë të tyre;
  • Vlerëson njesine e audituar dhe ndërgjegjësimin ndaj rreziqeve.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al
Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është 31 Mars 2023.
 


Apply
Back
Top