• Tirane, ofrohet vend pune Asistente Zyre ne Arkive

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
  2. Inxhinieri
  3. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA Sh.p.k”, një ndër shoqëritë lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të Asistente Zyre ne Arkive .

Roli dhe Përgjegjësitë:

  • Drejtimi i plotë i operacioneve të përditshme me karakter administrativ dhe organizativ;
  • Kryen një sërë detyrash administrative duke përfshirë: Menaxhimin e kalendarit të takimeve; hartimin dhe mbajtjen e korrespondencës; organizimi i planeve të udhëtimit, itinerareve etj;
  • Mbajtja në konfidencialitet të plotë e axhendës dhe postës elektronike;
  • Trajton çështjet në mënyrë proaktive dhe ndjek detyrat deri në përfundimin e suksesshëm sipas afateve të përcaktuara;
  • Të përgatisë me kohë proçesverbalet e çdo takimi të realizuar;
  • Arkivimi i vendimeve si dhe i dokumenteve të tjera përkatëse.
  • Kontroll ne APP per tendera te rinj dhe aplikime
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
  • Edukimi: Preferohet Diplomë Universitare në një nga këto studime akademike: “Gjuhë të Huaja, Anglisht”, “Juridik” ose“Inxhinieri”;
  • Te kete njohuri mbi ruajtjen e dokumentacioneve ne Arkive
  • Të ketë mbi 2 vjet eksperiencë pune si Asistente / Koordinatore ;
  • Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën Angleze; (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh);
  • Njohuri shumë të mira të MS Office;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  • E aftë të punojë në skuadër, por edhe në mënyrë të pavaruar;
  • Të ruajë konfidencialitetin, të ketë integritet dhe etikë të lartë profesionale;
Shenime:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose ne whatsapp + 355 69 70 50 917

* Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë një periudhë prove një mujore.
 


Apply WhatsApp
Back
Top