• Tirane, ofrohet vend pune Asistente Ekzekutive e CEO-s

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
EPPC Albania kërkon një Asistente Ekzekutive për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha e të konsoliduara në vend dhe rajon në fushën e importit dhe distribucionit.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Drejtimi i plotë i operacioneve të përditshme me karakter administrativ dhe organizativ;
  • Kryen një sërë detyrash administrative duke përfshirë: Menaxhimin e kalendarit të takimeve; hartimin dhe mbajtjen e korrespondencës; organizimi i planeve të udhëtimit, itinerareve etj;
  • Mbajtja në konfidencialitet të plotë e axhendës dhe postës elektronike;
  • Trajton çështjet në mënyrë proaktive dhe ndjek detyrat deri në përfundimin e suksesshëm sipas afateve të përcaktuara;
  • Të përgatisë me kohë proçesverbalet e çdo takimi të realizuar;
  • Arkivimi i vendimeve si dhe i dokumenteve të tjera përkatëse.


Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare;
  • Eksperiencë pune të mëparshme si Asistente Administrative/Ekzekutive;
  • Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën Angleze (MUST);
  • Njohuri shumë të mira të MS Office;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  • E aftë të punojë në skuadër, por edhe në mënyrë të pavaruar;
  • Të ruajë konfidencialitetin, të ketë integritet dhe etikë të lartë profesionale.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top