• Tirane, ofrohet vend pune Asistente e Burimeve Njerëzore

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
[h=1]Përshkrimi[/h]Kompania Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, me showroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë.Në Globe ne jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit tonë, duke zhvilluar burimet tona njerëzore, për ti dhënë të gjithëve mundësinë të jenë pjesë e përbashkët e suksesit tonë. Ne ofrojmë mundësi që të shkëlqeni në një ekip të pasur me talente, ide, pikëpamje dhe eksperienca.

Pozicioni Vakant: Asistente e Burimeve Njerëzore


[h=1]Detyrat[/h]Përgjegjesite:
  • Ploteson Databazen me të dhënat e punonjësve dhe dërgon këto të dhëna për Deklarim tek Zyrat qëndrore.
  • Garanton proçesin e Njohjes së punonjësve me Kodet , Rregulloret e shoqërisë dhe sigurohet të bëjë shpjegimet përkatëse.
  • Ndjek Proçesin e firmosjes së Dokumentacionit përkatës për punonjësit e rinj.
  • Ndjek plotësimin e Dosjes së Personelit me Dokumentet që duhet të dorëzojnë të paraqitura tek Lista e Dokumentacionit të stafit.
  • Përpilon databazën e dokumentacionit për secilin punonjës.
  • Ndjek Proçedurën për deklarimin dhe zhdeklarimin e punonjësve.
  • Bashkëpunon në proçesin e mbylljes së marrëdhënjes së punës me punonjësit.
  • Perpilon Evidencat e Lejeve ditore dhe Plotëson databazen e lejeve të Zakonshme.
  • Mirmban dhe administron Databazën e Punonjësve me të gjithë informacionin dhe ndryshimet në çdo kohe.
  • Krijimi I Databazës së Intervistave dhe mirëmbajtja e saj me çdo informacion për aplikantet që nuk janë përzgjedhur.

[h=1]Kualifikimet[/h]
  • Të ketë përfunduar studimet e larta.
  • Ekpserienca ne te njejten fushe perben avantazh.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office.
  • Të ketë aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi.
  • Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia.
  • Të ketë aftësi për të punuar në grup.
  • Të jetë e vetëmotivuar.
  • Të jetë person që zhvillohet dhe zhvillon postin e punës.
  • Të jetë person që ka ide dhe idetë ti kthejë në punë dhe rezultate.

[h=1]Shënime[/h]
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë Cv e tyre pranë adresës :
Email : hr@globe.al
Ose dorëzoni Cv në adresen : Rr”Kavajes” ,Nd.124,H. 10,Kati 2;

Mirëpresim çdo kandidat që plotëson kriteret e mësipërme.
Globe nxit zhvillimin e Karrierave dhe promovon Talentet !


Cel. : 0676027237
 


Apply WhatsApp
Back
Top