Tirane, ofrohet vend pune Asistente Divizioni & Analiste të Dhëna
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Grup, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Holandë dhe Zvicër, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Asistent/e Divizioni dhe Analist/e të Dhënash
Departamenti: Divizioni Asete dhe Hospitality
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Asistenti dhe Analisti i të Dhënave raporton drejtpërdrejt te drejtori i divizionit. Shërben si ndërlidhës me drejtuesit e departamenteve njësive si (mirëmbajtja, menaxhimi, administrimi, hospitality, leasing, renting dhe shërbime). Mbështet Divizionin për të përmbushur kërkesat për përmirësimin dhe zgjerimin e biznesit duke analizuar kërkesat financiare dhe operacionale.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link
Afati i dorëzimit: 20/08/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Përfundon një shumëllojshmëri të detyrave administrative për drejtuesin e divizionit duke përfshirë: menaxhimin e kalendarit; organizimin e takimeve dhe site visite;
- Punon ngushtë dhe në mënyrë efektive me drejtuesin e divizionit për ta mbajtur atë të përditësuar;
- Trajton çështjet në mënyrë të shpejtë, pro aktivë dhe ndjekëse deri në përfundimin me sukses të tyre;
- Redakton dhe përgatit draftet e para për komunikimet me shkrim me palët e jashtme dhe të brendshme të interesit;
- Përgatit në kohë procesverbalet e secilit prej takimeve;
- Koordinon me tëg gjitha departamentet/ njësitë në Divizion, në lidhje me raporte të ndryshme që duhet të përgatiten ditore/ javore/ mujore, duke ndjekur të gjitha çështjet e hapura sipas prioriteteve të projekteve dhe afateve të vendosura;
- Përgatit raportin mujor ose raporte të ndryshme të dërguar nga menaxherët përkatës, duke i përmbledhur në një të vetëm;
- Siguron një komunikim të duhur të të gjitha vendimeve të marra në takime të ndryshme dhe takime on site me drejtuesin e divizionit;
- Siguron ndjekjen e detyrave të dhëna stafit nga Drejtuesi Divizionit dhe përgatit raporte mbi statusin;
- Kujdeset për pikat për t’u ndjekur të gjithsecilit menaxher të divizionit;
- Ruan diskrecionin dhe konfidencialitetin në marrëdhëniet me të tjerët;
- Përgjegjës për inicimin, përgatitjen dhe/ose shqyrtimin e rasteve të biznesit;
- Përkthimi dhe thjeshtimi i kërkesave për rastet e biznesit dhe përgatit/ sjell propozime dhe alternativa për arritjen e këtyre kërkesave;
- Përgatit raporte teknike duke mbledhur, analizuar dhe përmbledhur informacione dhe tendenca;
- Përgjegjës për protokollimin e dokumentave zyrtare hyrëse/ dalëse të Divizionit por dhe të Balfin Hospitality;
- Arshivon të gjithë dokumentacionin e biznesit Balfin Hospitality;
- Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2 vjet në profile të ngjashme zbatimi;
- Aftësi të forta organizative që pasqyrojnë aftësinë për të kryer dhe për t'i dhënë përparësi detyrave të shumta pa probleme, me vëmendje të shkëlqyer ndaj detajeve;
- Aftësi shumë të forta ndërpersonale dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie me palët e interesuara, duke përfshirë stafin, partnerët e jashtëm dhe investitorët;
- Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe verbal;
- Aftësi për të trajtuar informacionin konfidencial me maturi, të jetë i/e adaptueshëm ndaj kërkesave të ndryshme dhe të demonstrojë nivelin më të lartë të shërbimit dhe përgjigjes ndaj klientit;
- Aftësi për të arritur objektivat dhe për të përmbushur afatet në një mjedis me ritme të shpejta;
- Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze është e domosdoshme;
- I/E aftë në Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe Power Point), Adobe Acrobat, etj.;

Apply