Tirane, ofrohet vend pune Asistente Administrative & Burime Njerezore
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
- Burime njerezore - HR
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM PËR POZICION PUNE:
ASISTENTE ADMINISTRATIVE & BURIME NJERËZORE
“Messer Albagaz” sh.p.k. është shoqëri tregtare me veprimtari prodhimin, shpërndarjën dhe shitjën e gazeve industriale, mjekësore dhe speciale, si dhe te pajisjeve qe lidhen me to.ASISTENTE ADMINISTRATIVE & BURIME NJERËZORE
Më poshtë gjeni njoftimin për vendin e hapur të punës, për pozicionin e “Asistentes Administrative & BNj”.
PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I PUNËS
- Të mbajë të gjithë korrespondencën e cilitdo lloji qoftë;
- Të kryejë përkthimet nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas, verbalisht ose me shkrim;
- Të mbajë të dhënat të sakta për paraqitjen në punë, për ditët e pushimit dhe mungesat e tjera në punë për punonjësit e Shoqërisë;
- Të përditësojë dosjet personale të punonjësve;
- Të kryejë detyrat administrative, përfshirë këtu organizimin e mbledhjeve, udhëtimeve të biznesit, pritjeve, rregjistrimin e të dhënave dhe kontrollin me urdhër të Administratorit/ve;
- Të komunikojë me shtypin dhe mediat dhe të përgatisë e dorëzojë informacionin për publikim në përputhje me udhëzimet e marra nga Ortakët ose Departamenti i Komunikimeve të Messer Group;
- Të hartojë dhe t’u dorëzojë në kohë raporte Administratorit/ve, Asamblesë së Përgjithshme, Ortakëve dhe Messer Group në lidhje me detyrat e kryera prej saj;
- Të kryejë të gjitha detyrat e tjera që do t’i caktohen nga Administratori/ët ose Asambleja e Përgjithshme në fushën e njohurive dhe trajnimeve të saj profesionale, si dhe detyrat e përcaktuara nëpërmjet akteve të brendshme të Shoqërisë.
- Pjesëmarrja në procesin e rekrutimit
- Hartimi i shpalljeve të vendeve punës dhe shpallja e reklamave të punës duke organizuar CV dhe aplikimet për punë
- Caktimin e intervistave të punës dhe ndihmës në procesin e intervistimit
- Sigurohet qe te kryhen kontrollet e vendeve te meparshme te punes se kandidateve si dhe referencave qe sjellin.
- Përpunimi i listepagesave, që përfshin pasqyrimin e kohës së pushimit dhe lejeve per arsye shendetesore.
- Lehtësimi i zgjidhjeve për ndonjë gabim të listepagesave
- Mirëmbajtja e të dhënave
- Ruajtja e dosjeve dhe bazave të të dhënave aktuale të BNj
- Përditësimi dhe mbajtja e përfitimeve të punonjësve, statusi i punësimit dhe të dhënat e ngjashme
- Palët bien dakord që përshkrimi i pozicionit të punës mund të ndryshojë në varësi të kushteve të punës, detyrave dhe urdhrave të Punëdhënësit, të cilat do të jenë në zbatim dhe në përputhje me dispozitat ligjore si dhe rregulloret e Shoqërisë.;
- Arsim i mesëm ose i lartë (preferohet drejtësi, ekonomi ose fusha të ngjashme),
- Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme, minimalisht 3 vite,
- Njohuri të mira të paketës MS Office (Word, Excel, Outlook),
- Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim,
- Aftësi organizative dhe menaxhim i mirë i kohës,
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur,
- Njohja shumë e mire gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
- Puna kryhet në ambientet e shoqërisë, jo remote, nga e hena ne te premte.
- Fundjavat dhe festat zyrtare pushim, sipas Kodit të Punës.
- Fillimisht kontrata e punës do të lidhet për një periudhë prej dymbëdhjetë (12) muajsh me mundësi ripërsëritje në rast se ka performancë të mire.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV, në gjuhën angleze, te adresa si më poshtë, deri më date 27.02.2026.
Na kontaktoni:
ilva.spiro@messer.al
www.messer.al
Apply