• Tirane, ofrohet vend pune Asistent i/e Departamentit Marketing

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Eksperienca
me dhe pa eksperience
NJOFTIM PUNE
ACREM
është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Asistent i/e departamentit Marketing
Departmenti: Marketing
Vendndodhja: TEG/ACREM

Asistent i/e departamentit Marketing është përgjegjës/e për koordinimin dhe ndjekjen e faturimeve për TEG/QTU & Galeria by TEG, si dhe cdo palë të tretë të përfshirë. Suporton në mënyrë të vazhdueshme Departamentin e Marketingut.
Raporton te Menaxher i/e Markës dhe Komunikimeve.


Detyrat​

1.Koordinimi dhe ndjekja e faturimeve për të gjithë qeramarrësit e TEG/QTU & Galeria by TEG.
2.Rakordimi me departamentin e Financës në lidhje me të ardhurat dhe kostot e marketingut për TEG, QTU dhe Galeria by TEG.
3.Ndjekja e faturimeve nga palët e treta, si TV, Radio dhe kanalet e tjera të komunikimit.
4.Integrimi i qiramarrësve në fushatat e TEG/QTU & Galeria by TEG.
5.Hartimi dhe raportimi në format Excel i të gjithë kostove të departamentit Marketing për TEG/QTU dhe Galeria by TEG.
6.Ndjekja e të gjitha proceseve të prokurimeve.
7.Sistemimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar të TEG/QTU dhe Galeria by TEG (fizikisht dhe elektronikisht).
8.Arkivimi i materialeve reklamuese të fushatave dhe të PR-it për secilën qendër tregtare.

Kualifikimet​

  • Zotërim i Diplomës Bachelor në degët Marketing,Administim Biznesi ose Financë.
  • Min 2 vite eksperiencë në pozicion të njëjtë ose të ngjashëm.
  • Trajnime të ndryshme të lidhura me marketingun online janë plus.
  • Njohuri të shkëlqyera kompjuterike, sidomos ne Excel.
  • Metodik dhe i/e organizuar.
  • Rrjedhshmëri në gjuhen angleze.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikimin me shkrim dhe verbal.
  • Aftësi të shkëlqyera të punës në grup.
  • Menaxhimi i volumeve të mëdha të informacionit.
  • Aftësi të forta analitike dhe logjike.
  • Ndershmëri dhe integritet i lartë.

Shënime​

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës
Mënyra e aplikimit*:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 23/07/2024 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt: “Asistent i/e departamentit Marketing”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 


Apply
Back
Top