• Tirane, ofrohet vend pune Asistent Finance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shpallje për pozicion vakant pune

Data e hapjes
: 23 Tetor 2023
Data e mbylljes: 3 Nëntor 2023
Titulli i pozicionit: Asistent finance
Vendi: Tiranë
Orë pune: 22 orë/javë
Mbikqyrës: Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit

Konteksti
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” (NPF) është një organizatë jo-fitimprurëse e shoqërisë civile, që punon në nivel strategjik dhe në atë të ofrimit të shërbimeve në fushën e gjithëpërfshirjes sociale dhe arsimore,
fuqizimit ekonomik si dhe vetmobilizimit të individëve, familjeve dhe grupeve në nevojë.
Paralelisht, NPF mbështet qeverisjen vendore në planifikimin, menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve të integruara sociale efektive që synojnë nxjerrjen nga varfëria të ketyre grupeve.
NPF përmbush misionin e saj përmes zbatimit të projekteve të dedikuara, të mbështetura nga donatorë të ndryshëm dhe në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor e vetë përfituesit.
Zbatimi i këtyre projekteve, përvec të tjerave, ka nevojë për burime njerëzore të kualifikuara, me eksperiencë, aftësi profesionale relevante dhe përkushtim ndaj misionit të organizatës.
Në këtë fazë, në mbështetje të implementimit te projektve, NPF po kërkon të rekrutojë një profesionist në pozicionin e asistentit të financës.

Funksionet bazë të pozicionit:

Personi që do të mbajë pozicionin e asistentit të financës pritet të sigurojë mbështetje në administrimin financiar të projekteve. Aplikanti që do të përzgjidhet do të:
  • Ruan gjithë dokumentat në sistemin kompjuterik në programin përkatës;
  • Sigurojë mbajtjen e sakte dhe në kohë të llogarive te arkës dhe bankës;
  • Mbajë llogaritë në zbatim të rregullores së NPF-së dhe rregulloreve të projekteve, në përputhje me Legjislacionin tatimor në fuqi;
  • Asistojë në llogaritjen e pagave të stafit;
  • Asistojë në kryerjen e pagesave me arkë ose bankë;
  • Kontrollojë dhe mbajë gjendjen fizike te arkes;
  • Kujdeset per mbajtjen e dosjeve dhe dokumentacionit financiar;
  • Raportojë tek Drejtori Ekzektuiv i NPF-së për të siguruar mbarëvajten e zyrës së NPF-së në Tiranë dhe në rrethe;
  • Asistojë menaxherin e financës me detyrat e përditshme financiare;
  • Asistojë në kontrollin e aseteve të Fondacionit;
  • Detyra të tjera sipas nevojës.
Kualifikime të nevojshme dhe aftësi ndërpersonale:
  • Diplomë universitare dega Financë/Ekonomiks;
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike MS Office dhe programeve financiare;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi;
Eksperiencë: Eksperiencë pune të paktën dy vite.

Gjuhët:
Shqip; njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

Aplikimi:

Individët që zoterojnë këto cilësi duhet të dorëzojnë:
1. Curriculum Vitae;
2. Letër motivimi ku të përshkruajnë motivacionin dhe se si cilësitë e tyre janë relevante për pozicionin;
3. Dy letra reference nga punëdhënës të mëparshëm.

Dërgoni aplikimin online në: NPFTirana@icc-al.org ose ne adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta” Kulla Nr.1, Kati 2, Ap. 8, Tiranë, jo më vonë se 3 Nëntor 2023. Aplikimet e dërguara mbas kësaj date nuk do të konsiderohen.
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” ofron mundësi të barabarta punësimi pa dallime gjinie, etnie dhe fetare.
 

Attachments

  • Shpallje për pozicion vakant asistent finance.pdf
    117.7 KB · Views: 22


Apply
Back
Top