Tirane, ofrohet vend pune Asistent/e Shitje në Showroom
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Komuna Parisit | Kristal Center
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Pozicioni: Asistent/e Shitje në Showroom
Asistenti/ja e Shitjeve në showroom është përgjegjës/e për mirëpritjen dhe asistimin e klientëve gjatë vizitës së tyre, prezantimin e produkteve, ndjekjen e kërkesave dhe porosive, si dhe mbështetjen e procesit të shitjes me qëllim ofrimin e një eksperience sa më profesionale dhe pozitive për klientët.
Përgjegjësitë Kryesore
▸ Mirëpritja dhe orientimi i klientëve në showroom
▸ Prezantimi i produkteve dhe ofrimi i informacionit të nevojshëm për klientët
▸ Identifikimi i nevojave të klientëve dhe asistimi në përzgjedhjen e produkteve të përshtatshme
▸ Ndjekja e kërkesave, porosive dhe komunikimit me klientët
▸ Mbështetja në përgatitjen dhe dërgimin e ofertave
▸ Mbajtja e showroom-it të organizuar dhe të rregullt
▸ Përditësimi dhe administrimi i dokumentacionit të shitjeve
▸ Bashkëpunimi me departamentet e tjera për realizimin e porosive dhe zgjidhjen e kërkesave të klientëve
▸ Ndjekja e klientëve pas shitjes për të siguruar kënaqësinë e tyre
▸ Raportimi i aktiviteteve ditore dhe feedback-ut të klientëve
Kualifikimet e Kërkuara
▸ Eksperiencë e mëparshme në shitje, showroom, retail, shërbim klienti ose pozicione të ngjashme përbën avantazh
▸ Aftësi shumë të mira komunikimi dhe marrëdhënieje me klientët
▸ Aftësi për të kuptuar nevojat e klientëve dhe për të ofruar zgjidhje të përshtatshme
|▸ Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
▸ Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur
▸ Njohuri bazë të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook)
▸ Njohuri bazë të gjuhës angleze
▸ Paraqitje profesionale, korrektësi dhe përgjegjshmëri në punë
▸ Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar njohuritë mbi produktet dhe procesin e shitjes
Kushtet e Punës
▸ E hënë – E premte 08:00 – 17:00
▸ E shtunë 08:00 – 13:00
▸ Festat zyrtare pushim ose paguhen dyfish në rast pune
▸ 22 ditë leje vjetore
▸ Adresa: Komuna e Parisit (pas hapjes së showroom-it të ri, pozicioni do të zhvendoset në Square 21, Rr. e Kavajës)
Çfarë Ofrojmë
▸ Pagë bazë në varësi të eksperiencës (60.000 ALL – 70.000 ALL) + bonus + benefite të tjera
▸ Trajnim profesional mbi produktet dhe procesin e shitjes
▸ Ambient pune modern, profesional dhe mbështetës
▸ Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë
Apliko: hr@smarthome.al
Apply