• Tirane, ofrohet vend pune Asistent/e Rezervimi

Sarande
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Art & Tourism Development Group, ju fton të aplikoni në pozicionin e:

Asistent/e Rezervimi

Përshkrim i përgjithshëm

Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve kompanise ATDG.
Të jetë person dinamik dhe i/e aftë ti ofroj klientëve shërbim në mënyrë korrekte.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:


  • Menaxhon procesin e përditshëm të rezervimeve duke marrë cdo kërkesë nga kanalet e mediave sociale, email, telefonit etj;
  • Mban marrëdhënie pozitive me kolegët për të siguruar që të gjitha kërkesat të trajtohen shpejt dhe me efikasitet;
  • Menaxhon kërkesat për informacion në lidhje me tarifat / ofertat dhe pyetje të përgjithshme;
  • Ndjek dhe konfirmon rezervimet e bëra nga klientët në telefon, email ose kanalet e tjera online;
  • Dokumenton të gjithë korrespondencën dhe raportet siç kërkohet nga Menaxheri i Rezervimeve;
  • Suportojnë Departamentin e Rezervimeve me detyra të tjera të përditshme;
  • Raporton cdo situatë apo kërkesë të pazakontë Menaxherit të Rezervimeve;
  • Janë fleksibile në bazë të nevojave në Deparartamentin e Rezervimeve;

Kualifikimet dhe Aftësitë:


  • Diplomë Universitare në Hoteleri Turizëm ose Gjuhët e Huaja përbën avantazh;
  • Të njohin shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane (kusht i domosdoshëm);
  • Të kënë aftësi shumë të mira komunikuese, të dinë të drejtojnë punën në grup;
  • Të njohin paketën Microsoft Office;
  • Të jenë korrektë;

Ofrohet:


  • Pagesë konkuruese

Shënim:
Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Cel. : +355686082912
 


Apply WhatsApp
Back
Top