• Tirane, ofrohet vend pune Asistent/e në Dyqan & Magazine

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
IT Gjergji Kompjuter është duke rekrutuar:

Asistent/e në Dyqan & Magazine

Përshkrimi i pozicionit:

Pozicioni i Asistentit në Dyqan dhe Magazinë përfshin mbështetjen e proceseve të shitjes, menaxhimin e hyrje-daljeve të produkteve, ndihmesën në hedhjen e produkteve në faqen e internetit si dhe komunikimin me klientët. Qëllimi është të sigurohet ndjekja e kërkesave dhe zbatimi i procedurave sipas standardeve të kompanisë.

Detyrat kryesore:

  • Asiston në proceset e shitjes.
  • Menaxhon hyrjen dhe daljen e produkteve nga Magazina.
  • Siguron komunikim efektiv me klientët dhe përcjell ankesat apo feedback-un sipas procedurave.
  • Ndihmon në hedhjen e produkteve ne web ose rrjete sociale
Kualifikimet dhe kërkesat:
  • Shkolle e mesme ose e preferueshme diplome universitare.
  • Mosha e preferuar mbi 30 vjec
  • Minimumi 2 vite përvojë në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri shumë të mira mbi pajisjet IT dhe programet bazë kompjuterike (Word, Excel, PowerPoint).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të përballuar presionin e punës.
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar jashtë orarit, kur është e nevojshme.
Çfarë ofrojmë:
  • Pagë konkurruese: 50,000 – 65,000 lekë neto (në varësi të eksperiencës)
  • Balancë punë-jetë
  • Sigurim Shëndetësor Privat
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë
📧 Për të aplikuar, dërgoni CV-në dhe dokumentet mbështetëse në adresën:
humanresources@infosoftgroup.com.al
Shënim i rëndësishëm:

Të dhënat që do të paraqisni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887, datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.
 


Apply
Back
Top