Tirane, ofrohet vend pune Asistent/e i/e Divizionit të Shitjeve
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Inter Trade & Distribution shpk, kerkon te punesoje:
Pozicioni: Asistent/e i/e Divizionit të Shitjeve
Niveli: Junior
Vendndodhja: Autostrada Tiranë – Durrës, Km 1, Tiranë
Kompania jonë kërkon të punësojë një Asistent/e të Divizionit të Shitjeve, i/e cili/a do të mbështesë ekipin e shitjeve në menaxhimin e informacionit të klientëve, kontratave dhe proceseve të përditshme administrative.
Rreth nesh:
Inter Trade & Distribution është një kompani lider në tregun shqiptar të FMCG, e themeluar në vitin 1992 me seli në Tiranë. Prej mbi 30 vitesh, kompania përfaqëson dhe zhvillon marka të njohura ndërkombëtare përmes ekspertizës në shitje, marketing dhe shpërndarje. Me një rrjet shpërndarjeje kapilar, siguron prani të qëndrueshme në të gjithë Shqipërinë dhe në çdo kanal shitjeje. Portofoli i gjerë dhe partneritetet afatgjata me marka globale reflektojnë besueshmëri, profesionalizëm dhe performancë të lartë. Suksesi i kompanisë mbështetet në staf të kualifikuar, infrastrukturë moderne dhe vizion të qartë drejt rritjes dhe inovacionit.
Detyrat kryesore:
Nga e hëna deri të premten, 07:00 – 16:00, me një orë pushim gjatë ditës.
Aplikimi:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet në adresën: aplikime.itd@ibd.com.al
Të dhënat që do të paraqisni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirë Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

- Mirëmbajtja dhe përditësimi i listës së klientëve.
- Mbajtja e informacionit mbi kontratat e furnizimit dhe marrëveshjet e bashkëpunimit.
- Ndjekja e termave të pagesave, zbritjeve, komisioneve dhe detyrimeve të klientëve.
- Mbështetja e ekipit të shitjeve me informacion për faturat, pagesat, zbritjet dhe detyrimet.
- Përgatitja dhe sistemimi i dokumentacionit të nevojshëm për klientët.
- Komunikimi me departamentet e brendshme për çështje të lidhura me klientët dhe shitjet.
- Arsim i mesëm ose i lartë, preferohet në ekonomi, biznes, administrim ose fusha të ngjashme.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndjekur detyrat brenda afateve.
- Eksperienca e mëparshme në shitje, administrim ose shërbim klienti përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme.
- Pagë fillestare 70,000 lekë bruto.
- Mundësi rritjeje page në varësi të performancës.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
- Të punuarit në një mjedis dinamik dhe profesional.
- Transport i siguruar nga kompania.

Apply