• Tirane, ofrohet vend pune Artizan

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim | Reparime
Gjuha
  1. anglisht
Artizan

QualitySource Albania SHPK është një kompani e re që synon të prodhojë përbërës metalikë si aksesor dhe bizhuteri të cilësisë më të lartë.

Jemi duke kërkuar për :

-2 zejtarë;
-2 dyll punues;

Proceset që do të realizohen në punimin e metaleve jane:

-Krijimi dhe pjekja e allçisë për krijimin e formave;
-Derdhja e metalit;
-Pastrimi i metalit te derdhur;
-Prerja, limimi, lustrimi i metalit;

Proceset që do të realizohen në punimin e dyllit jane:
-Injektimi i dyllit në format e duhura duke ndjekur në mënyrë strikte parametrat e përcaktuar;
-Krijimi i pemëve mbajtëse për pjesët e ndryshme të dyllit;
-Ngjitje dhe riparime të ndryshme mbi format e dyllit;

Përparësi do të kenë të gjithë kandidatët me eksperiencë, por sidoqoftë janë të mirëpritura të gjitha aplikimet, edhe ato pa eksperiencë.

Udhëtimi i rastësishëm për trajnim në Evropë dhe Azi mund të jetë pjesë e punës, prandaj përsëri, do të kenë përparësi të gjithë kandidatët që zotërojnë gjuhën Angleze.


Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në e tyre me email: Kliti.Lulaj@qualitysource.asia
 


Apply
Back
Top