• Tirane, ofrohet vend pune Arkivist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Arkivist, Arkiva Qendrore Kashar

Detyrat


1. Përgjegjës për klasifikimin, indeksimin, sistemimin, ruajtjen e dokumentacionit të transferuar nga degët apo zyrat qendrore në Arkivin Qendror;
2. Të kryejë përpunimin e dokumenteve të transferuara nga degët në arkivin qendror, duke e ndarë fillimisht sipas degëve dhe më pas ta klasifikojë sipas vitit dhe llojit të transaksionit;
3. Sistemon, administron, mirëmban dhe propozon masa për përmirësimin e vazhdueshëm të gjendjes së Arkivit;
4. Sistemon dhe përpunon dokumentacionin e ardhur duke e përditësuar atë sipas rregullave dhe klasifikimeve përkatëse;
5. Zbaton me përgjegjësi rregullat për ruajtjen e dokumenteve arkivore si dhe të pajisjeve logjistike dhe bazës materiale në përdorim;
6. Të mbështesë Departamentin ose degët e Bankës me kërkesa të ndryshme për sigurimin e dokumentacionit të kërkuar të ruajtur në Arkivin Qendror me miratimin e Drejtuesit të Departamentit;
7. Dokumenton hyrjen ose daljen e dokumentacionit të transferuar nga Degët ose Departamentet përkatëse në Arkivin Qendror ose anasjelltas;
8. Kryen Inventarizimin e të gjithë dokumentacionit të ruajtur në Arkivin Qendror.
9. Propozon listën e dokumenteve për asgjësim të përcaktuar në rregulloren e brendshme të bankës;
10. Cdo detyre tjeter qe I ngarkohet nga Drejtuesi Departamentit

Kualifikimet

1. Arsimimi: Shkolle e Mesme. Nese ka arsim te larte eshte nje avantazh;
2. Njohes dhe perdorues i programeve baze kompjuterike : Windows, Word, Excel ;
3. Eksperience pune si arkivist (nje avantazh);

Just graduated candidates are welcome to apply! Interested candidates are encouraged to apply to this link: https://cv.bkt.com.al/candidate/job_search# or in our website www.bkt.com.al until 22.09.2022.


 
Back
Top