• Tirane, ofrohet vend pune Arkitekte (Menaxhim i Shitjeve)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA sh.a.”, një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në fushat e ndërtimeve detare, infrastrukturës, hidrocentraleve, ndërtimeve civile dhe industriale. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, shoqëria është në kërkim të një: Arkitekt/e (Menaxhim i Shitjeve) – Tiranë

i cili do të jetë përgjegjës për koordinimin e projekteve arkitektonike dhe mbështetjen në menaxhimin e procesit të shitjeve të projekteve të zhvillimit.

Roli dhe Përgjegjësitë:

• Analizon dhe prezanton projektet arkitektonike për klientët potencialë.
• Mbështet procesin e shitjes së njësive rezidenciale apo komerciale në projektet e kompanisë.
• Koordinon me ekipin teknik për interpretimin e projekteve, planeve dhe zgjidhjeve arkitektonike.
• Përgatit materiale prezantuese, plane dhe informacione teknike për klientët.
• Ndjek procesin e komunikimit me klientët gjatë fazës së shitjes.
• Bashkëpunon me departamentin e marketingut dhe menaxhimit të projekteve.
• Ofron këshillim profesional për klientët lidhur me planimetritë, organizimin e hapësirave dhe zgjidhjet arkitektonike.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

• Diplomë universitare në Arkitekturë.
• Përvojë pune disa vjecare në projekte arkitektonike ose në sektorin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme.
• Njohuri të mira të projekteve arkitektonike dhe planeve të ndërtimit.
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi me klientët.
• Njohuri të programeve profesionale (AutoCAD, SketchUp ose programe të ngjashme).
• Aftësi organizimi dhe koordinimi të proceseve të shitjes.

Ofrohet:

Pagë konkurruese dhe kushte shumë të mira pune.

Shënim:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al
ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917
 


Apply WhatsApp
Back
Top