• Tirane, ofrohet vend pune Arkitekt

[h=1]Përshkrimi[/h]AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin: Arkitekt/e Ndërtesash.
Arkitekti/ja do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e projektimit dhe zhvillimit të projektit, duke garantuar standardet e cilësisë dhe përmbushjes së afateve.





[h=1]Detyrat[/h]
  • Studion projektet sipas specifikimeve përkatëse.
  • Koordinon dhe zbaton Projektin.
  • Analizon dhe vizaton detajet tip.
  • Përgatit brenda afateve të caktuara vizatimet sipas kërkesave të stafit teknik.
  • Asiston në organizimin e proceseve të punimeve arkitekturore, duke u bazuar në programin e përgjithshëm të punimeve.
  • Garanton përputhshmërinë e vizatimeve të ndërtimit me projektet e zhvilluara, duke kryer edhe plotësime të ndryshme sipas rastit.
  • Bashkëpunon me drejtuesit e ekipeve për detajet dhe punimet e rifiniturave arkitekturore.
  • Garanton cilësinë sipas afateve të punimeve arkitekturore dhe dorëzimit në kohë të këtyre materialeve.
  • Përgatit vizatimet arkitekturore për përfshirjen e tyre në paketat e tenderimit.
  • Bashkëpunon dhe shkëmben informacionin mbi punimet arkitekturore të cilat nënkontraktohen me furnizues të mundshëm.


[h=1]Kualifikimet[/h]
  • Të ketë përfunduar studimet master në "Arkitekturë".
  • Të ketë përvojë të mëparshme mbi 4 vjet në Projektim dhe Zbatim.
  • Njohuri shumë të mira mbi programet 2D dhe 3D, Autocad, Sketchup, etj.
  • Të zotërojë në nivel te mirë gjuhën Angleze.
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
  • Paga është e negociueshme në varësi të eksperiencës së kandidatit

[h=1]Shënime[/h]Kandidatët të cilët janë të interesuar të kontaktojnë nëpërmjet adreses se emailit: hr@agikons.com
Departamenti i Burimeve Njerezore
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane




 


Apply WhatsApp
Back
Top