• Tirane, ofrohet vend pune Arkitekt/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Detyrat​

  • Harton struktura, vizatime dhe plane teknike në përputhje me kërkesat e investitorit dhe qëllimet e projektit.
  • Harton masterplane urbanistike, duke marrë parasysh kontekstin territorial dhe zhvillimin afatgjatë.
  • Zbaton njohuritë e tij mbi legjislacionin tekniko-ligjor dhe ndjek me përpikëri procedurat për përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit teknik.
  • Projekton dhe planifikon afatet e dorëzimit të projektit arkitektonik dhe ndjek nga afër fazën e zbatimit të ndërtimit.
  • Harton skica paraprake përmes softëareve të specializuara të projektimit (si AutoCAD, Revit, SketchUp, etj.), duke krijuar imazhe, rendera dhe fotomontazhe të objektit të ndërtimit.
  • Përgatit dhe finalizon projektin përfundimtar me të gjithë përbërësit teknikë dhe grafikë.
  • Prezanton projektet për investitorët, klientët apo institucionet përkatëse, duke përcjellë qartë vizionin dhe funksionalitetin e zgjidhjes arkitektonike.
  • Përpunon dhe përshtat projektin e miratuar sipas kërkesave të reja apo kushteve shtesë që mund të dalin gjatë rrugës.

Kualifikimet​

  • Diplomë në degën e Arkitekturës dhe specializime të lidhura me të.
  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 5 vjecare.
  • Të ketë ideuar dhe projektuar godina shumëkatëshe.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve: AutoCad Architecture, 3D Max dhe Photoshop.
  • Të ketë aftësi manaxheriale dhe aftësi për të punuar në grup.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV dhe Portfolio në numrin e meposhtëm:

Cel. : 069 704 6400
 


WhatsApp
Back
Top