Tirane, ofrohet vend pune Arkitekt/e
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 9 Qender
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Arkitekture
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Detyrat
- Harton struktura, vizatime dhe plane teknike në përputhje me kërkesat e investitorit dhe qëllimet e projektit.
- Harton masterplane urbanistike, duke marrë parasysh kontekstin territorial dhe zhvillimin afatgjatë.
- Zbaton njohuritë e tij mbi legjislacionin tekniko-ligjor dhe ndjek me përpikëri procedurat për përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit teknik.
- Projekton dhe planifikon afatet e dorëzimit të projektit arkitektonik dhe ndjek nga afër fazën e zbatimit të ndërtimit.
- Harton skica paraprake përmes softëareve të specializuara të projektimit (si AutoCAD, Revit, SketchUp, etj.), duke krijuar imazhe, rendera dhe fotomontazhe të objektit të ndërtimit.
- Përgatit dhe finalizon projektin përfundimtar me të gjithë përbërësit teknikë dhe grafikë.
- Prezanton projektet për investitorët, klientët apo institucionet përkatëse, duke përcjellë qartë vizionin dhe funksionalitetin e zgjidhjes arkitektonike.
- Përpunon dhe përshtat projektin e miratuar sipas kërkesave të reja apo kushteve shtesë që mund të dalin gjatë rrugës.
Kualifikimet
- Diplomë në degën e Arkitekturës dhe specializime të lidhura me të.
- Të ketë eksperiencë pune minimalisht 5 vjecare.
- Të ketë ideuar dhe projektuar godina shumëkatëshe.
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve: AutoCad Architecture, 3D Max dhe Photoshop.
- Të ketë aftësi manaxheriale dhe aftësi për të punuar në grup.
Cel. : 069 704 6400