Tirane, ofrohet vend pune Arkitekt/e Projektues
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Arkitekture
- Gjuha
-
- anglisht
EPPC Albania kërkon një Arkitekt/e Projektues për klientin e saj, një ndër Studiot e Projektimit që operon në vend.
Përgjegjësitë kryesore:
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe portofolin e punimeve në linkun që vijon:
https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Përgjegjësitë kryesore:
- Krijon dhe përpunon projekte të ndryshme arkitektonike në përputhje me kërkesat e investitorit dhe me ligjet /rregulloret në fuqi;
- Përgatit të gjitha materialet grafike të nevojshme për secilën fazë të projektit deri në detajimin teknik të rifiniturave;
- Harton relacionet teknike, specifikime teknike dhe çdo gje tjetër që lidhet me paketën e projektit arkitektonik;
- Rishikon projektin në varësi të komenteve dhe ndryshimeve për të cilat do lindi nevoja të kryhen;
- Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve dhe arkitektëve të tjerë brenda ose jashte kompanisë;
- Bën vizita në terren dhe rilevime në kantier;
- Harton raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Arkitekturë;
- Të ketë eksperiencë pune më shumë se 3 vite në fushën e projektimit (përbën avantazh eksperienca në Interior Design);
- Të njohë mirë programet AutoCAD, 3ds Max dhe SketchUp;
- Të ketë njohuri të mira të standardeve të projektimit;
- Të ketë aftësi të mira kreative në projektim dhe aftësi për të sugjeruar zgjidhje;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Të ketë aftësi shumë të mira për të punuar në skuadër dhe për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse duke ruajtur gjithmonë etikën profesionale;
- Të ketë aftësi të mira njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Përbën avantazh nëse është i pajisur me Leje Drejtimi të tipit B.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe portofolin e punimeve në linkun që vijon:
https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.