• Tirane, ofrohet vend pune Arkitekt/e Junior

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
Arkitekt Junior

Përshkrimi

Arkitekti ka per detyrë të njoh shumë mirë projektin e zhvilluar deri në detajet më specifike. Monitoron punimet në objekt dhe bashkëpunon me inxhinierët e objektit për realizimin e punimeve në përputhje me projektin. Përgatit vizatimet 2D dhe 3D, pasqyron ndryshimet arkitekturore në mbështetje të kantierit. Ndjek projektet qe dergojne klientet dhe merret me azhornimin e tyre per zbatim.

Detyrat

  • Përgatitja e vizatimeve 2D dhe 3D të projektit arkitektonik.
  • Kordinim i punës me klientët, në bazë të ndryshimeve të projektit.
  • Studion dhe analizon projektin në krahasim me preventivin e punimeve ndërtimore.
  • Propozon zgjidhje arkitektonike, si nga ana funksionale dhe nga ana estetike.
  • Analizon projektin, duke e krahasuar me projektin faktik i cili do të realizohet.
  • Suporton kantierin me kerkesat teknike, nxjerrjen e volumeve.
  • Raporton për ecurinë e punimeve në objekt, te eprori përkatës.
  • Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.
Kualifikimet

  • Diplome e arsimit te lartë, Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikes.
  • Aftësi grafike.
  • Te kete te pakten 2 vite experience pune
  • Njohje e gjuhës Angleze dhe Italiane.
  • Të zotërojë shumë mirë programet: Paketa Microsoft / Adobe, Autocad 2D / 3D, 3Dmax (ose program tjetër renderizimi), Photoshop / Ilustrator.
  • Revit përbën avantazh.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese me kolegët.
  • CV + portofolio te punimeve (pdf).
Kandidatet te cilet disponojne CV mund ta dergojne ne adresen e email-it [B]albalink.eu@gmail.com[/B]

Gjithashtu mund te kontaktojne ne numrin e telefonit 0692024535



Cel. : 0692024535
 


Apply WhatsApp
Back
Top