Tirane, ofrohet vend pune Arkëtare / Kasiere
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shites/e | Kasier/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri
i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë,
sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar.
Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes
Aktualisht kompania po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin Arkëtare/Kasiere.
Përgjegjësitë e pozicionit:
- Kryen regjistrimin e çdo blerjeje të klientit dhe paisjen e klientit me faturën tatimore;
- Mban përgjegjësi për kuadrimin e arkës në turnin e vet;
- Mirëmban dhe raporton skadencat në raftet e përcaktuara nga menaxheri i marketit;
- Mirëpret dhe përcjell çdo klient në market me buzëqeshje dhe mirësjelle;
- Detyra të tjera shtesë në përputhje me pozicionin, të caktuara nga menaxheri i marketit.
- Minimumi 1 vit eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
- Njohje të programit Financa 5;
- Aftësi shumë të mira komunikimi;
- Aftësi të menaxhimit të kohës dhe stresit;
- Ndershmëri, besueshmëri dhe integritet;
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Apply WhatsApp